"Është kënaqësi që institucioni ynë më i vjetër dhe më i madh e mori përgjegjësinë për këtë detyrë të punojë në zhvillimin e energjetikës në vendin tonë" tha Saraçini pas nënshkrimit të marrëveshjes
Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini dhe akademiku Georgi Stardelov sot nënshkruan Marrëveshje për përpilimin e Programit për periudhën prej vitit 2012 deri 2016 për realizimin e Strategjisë për zhvillimin e energjetikës në Republikën e Maqedonisë deri në vitin 2030.
"Është kënaqësi që institucioni ynë më i vjetër dhe më i madh e mori përgjegjësinë për këtë detyrë të punojë në zhvillimin e energjetikës në vendin tonë" tha Saraçini pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Ai përkujtoi se Qeveria në prill të vitit të kaluar e miratoi Strategjinë për zhvillimin e energjetikës në Republikën e Maqedonisë. Në bazë të kësaj, Qeveria i orienton politikat në sferën e energjetikës dhe i definon zhvillimin optimal afatgjatë të sektorit energjetik në aspekt të sigurisë në furnizimin me të gjitha llojet e energjisë së konsumatorëve në shtet. Për realizimin e saj Qeveria miratoi Program për realizim në periudhë prej pesë viteve, me të cilën definohen projektet prioritare me mjetet e nevojshme financiare dhe afatet për raelizimin e tyre me qëllim që qytetarëve dhe ekonomisë t'u sigurojë mbrojtje në furnizimin me të gjitha llojet e energjisë në bazë afatgjate.
Në thirrjen publike të Ministrisë së Ekonomisë, për përpilimin e Programit për periudhën 2012-2016 në suaza të GEF Projektit për energji të qëndrueshme, u paraqitën më shumë organizata të interesuara nga vendi dhe jashtë. I gjithë procesi është zbatuar sipas rregullave të Bankës Botërore, ndërsa në 23 maj ASHAM ishte zgjedhur si ofrues më i mirë.
ASHAM në 9,5 muajt e arshshëm nga nënshkrimi i Marrëveshjes do ta përpilojë versionin final të Programit. Së pari duhet të përpilohet projekt versoni i programit në afat prej gjashtë muajve, organizim i tryezës të rrumbullakët në të cilën do të diskutohet projekt versioni i programimit , përpilimi i versionit përfundimtar, i cili do të jetë i pranueshëm për Ministrinë dhe pjesëmarrjen në aktivitete lidhur me miratimin e programit në periudhën prej dy muaj e gjysmë pas përpilimit të versionit përfundimtar.