Punohet në zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa më shumë hollësi MPB-ja do të kumtojë gjatë ditës së nesërme.
Rreth orës 15:40 afër bujtinës "Sharr" në Çarshinë e Vjetër të Shkupit një mashkull i moshës më të re është vrarë me të shtëna nga pistoletë. Në vijim është konfirmimi i identitetit dhe moshës së personit, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Për vrasjen është dyshuar sipas policise, 67-vjeçari Zh.K. i cili ka punuar si sigurim në bujtinë. Ai pistoletën e ka poseduar me leje.
Punohet në zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa më shumë hollësi MPB-ja do të kumtojë gjatë ditës së nesërme.