E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tani imagjinoni se si duhet të ndihet qeveria gjermane, e cila ka gjetur 55 miliardë euro të harruara për shkak të një gabimi në llogaritje të bankës Hype Real Estate (HRE), e cila u shtetëzua në 2009 pas problemeve financiare.
Qeveria gjermane gjeti 55 miliardė euro tė harruara







Kujt nga ne nuk i ka ndodhur që të gjejë në xhepat e rrobave ndonjë shumë të vogël parash të harruar aty prej kohësh? Gjithashtu të gjithë e mbani mend atë ndjesinë e këndshme kur gjen ato para, a thua se nuk janë tuajat.

Tani imagjinoni se si duhet të ndihet qeveria gjermane, e cila ka gjetur 55 miliardë euro të harruara për shkak të një gabimi në llogaritje të bankës Hype Real Estate (HRE), e cila u shtetëzua në 2009 pas problemeve financiare.

Kështu, Gjermania është zgjuar me 55 miliardë euro më e pasur, pasi ka zbuluar gabimin në llogaritjet e bëra nga banka HRE. Zbulimi në fakt u bë në fillimit të tetorit, por u publikua vetëm tani. Mesa duket autoritetet gjermane donin te siguroheshin se nuk po ëndërronin.

Banka HRE pati probleme të theksuara likuidimi gjatë krizës së gjigantit amerikan “Lehman Brothers” dhe qeveria gjermane e garantoi atë me 145 miliard euro para se ta shtetëzonte.

Publikuar: 29.10.2011 | 23:17
Lexuar: 1059 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime