Kryetari i Partisë Socialistë, Edi Rama i cili pas humbjes në zgjedhjet e 8 majit i është përkushtuar vetëm editorialeve dhe letërsisë, ai pritet të nxjerr në treg në fillim të muajit nëntor librin e tij të fundit Kurbani.
Në prag të publikimit të librave të tyre të rinj, dy shkrimtarët Edi Rama dhe Ben Blushi janë parë të bisedojnë në bashku për afro 120 minuta në ambientet e një kafeneje pranë selisë rozë.
Kryetari i Partisë Socialistë, Edi Rama i cili pas humbjes në zgjedhjet e 8 majit i është përkushtuar vetëm editorialeve dhe letërsisë, ai pritet të nxjerr në treg në fillim të muajit nëntor librin e tij të fundit Kurbani.
Po ashtu dhe deputeti socialist Ben Blushi pritet të nxjerr shumë shpejti nga botimi librin më të ri Shqipëria. Nuk është mësuar asgjë nga takimi në publik mes Ramës dhe Blushit, i cili për një kohë të gjatë drejtojë lëvizjen për mendimin ndryshe në partinë socialiste duke kundërshtuar dhe kritikuar ashpër mënyrën e drejtimit të partisë nga kryesocialisti.
Takimi u duk më shumë si ai mes dy miqve shkrimtar që shkëmbejnë eksperiencën e tyre në fushën e letërsisë së mes kryetarit të partisë dhe një deputeti.
Diskutimi për stilin e përdorur nga Kryesocialisti Rama për të shkruar editorialet që janë mënyra e vetme që ai po përdor kohët e fundit për të komunikuar si me elektoratin ashtu dhe me kundërshtarët mendohet të ketë zënë pjesën më të madhe të takimit Rama-Blushi.
2 shkrimtarët nuk janë shqetësuar nga askush gjatë bashkëbisedimit të tyre të gjatë dhe në përfundim janë ndarë shumë miqësisht duke mos pranuar të japin asnjë koment pavarësisht interesit të gazetarëve për një takim të tillë që 2 vitet e fundit ka qenë i vetmi, të paktën në publik.
Nuk dihet nëse 2 bashkëbiseduesit kanë patur mundësi të flasin dhe për kongresin e partisë që zhvillohet vetëm një javë me votë dhe ku do të zgjidhen forumet e reja drejtuese të selisë rozë.