E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Letra adresohet për Samoil Malçeskin nga Qendra për Kërkim dhe Zhvillimin e Arsimit. Në letrën që komisionari Fyle nuk e ka dërguar vet, por nëpërmjet një asistenti të tij, thuhet se çështja e identitetit dhe gjuhës nuk janë kushte për anëtarësim në BE, por reformat.
Shtefan Fyle u pėrgjigjet letrave








Komisioneri për zgjerimin evropian Shtefan Fyle ka filluar kthimin e përgjigjeve të letrave të nisura nga institucionet e ndryshme në Maqedoni. Në adresën tonë sot mbërriti letra e parë nga Komisioni Evropian.

Letra adresohet për Samoil Malçeskin nga Qendra për Kërkim dhe Zhvillimin e Arsimit. Në letrën që komisionari Fyle nuk e ka dërguar vet, por nëpërmjet një asistenti të tij, thuhet se çështja e identitetit dhe gjuhës nuk janë kushte për anëtarësim në BE, por reformat.

“Çështja e identitetit kombëtar dhe e gjuhës nuk janë kushte për procesin e anëtarësimit, dhe gjithashtu nuk janë subjekt vlerësimi në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian. Komisioni analizon progresin e realizuar në fusha kyçe të reformave, të nevojshme për të afruar vendin me BE-në.

Raporti i Progresit përfaqëson një agjendë të përbashkët në këtë kuadër, pasi anëtarësia në BE e vendit tuaj do të sjellë përfitime në favor të qytetarëve si dhe atyre të BE-së. Komisioni ka vepruar në përputhje me raportimin si dhe komunikimin. Komisioni Evropian respekton plotësisht rezolutën relevante të Kombeve të Bashkuara që ka si subjekt referencën e emrit.

Komisioni gjithashtu mbështet plotësisht bisedimet në kuadër të OKB-së për çështjen e Emrit dhe inkurajon palët të mbeten të angazhuara me qëllim gjetjen e një zgjidhje” - thuhet në letër. Kjo është letra e parë e kthyer si përgjigje nga Brukseli pas shumë letrave dërguar nga Maqedonia në adresë të komisionarit për zgjerim Shtefan Fyle.

Në adresë të Fyles reaguan edhe Kisha Ortodokse Maqedonase, rektorët dhe unionet studentore në Universitetet Shtetërore, Federatat Sportive dhe institucione të tjera.

Gjithashtu në adresë të Fyles letër dërguan edhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë, të cilët kërkuan nga ai të lobojë tek Qeveria e Maqedonisë, të shqyrtojë mundësinë e ngritjes së nismës për futjen e gjuhës shqipe në Kushtetutën e Maqedonisë. Shkëlzen Aqifi

Publikuar: 30.10.2011 | 02:36
Lexuar: 445 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime