E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komuna e Çairit do të ketë kufijtë që do ta ndajnë me komunën e Gazi Babës dhe Butelit do të jetë rruga ‘Hristijan Todorvksi Karposh’,
Ēair, caktohen kufijtė e rinj








Rruga ‘Hristijan Todorovski Karposh’ do të jetë vija kufitare e re që do të ndaj Komunën e Çairit nga komunat e Gazi Babës dhe Butelit. Kjo parashihet me ndryshimet në ligjin për qytetin e Shkupit i cili është në procedurë parlamentare.

Me këto ndryshime do të përmbyllen edhe dilemat e qytetarëve që banojnë në këtë hapësirë dhe të cilët nuk ishin në dijeni se cilës komunë realisht i takojnë pasi paragrafët 2, 3 dhe 9 të nenit 8 të ligjit për ndarje territoriale të qytetit të Shkupit këtë hapësirë ia përshkruajnë të tre komunave.

“Komuna e Çairit do të ketë kufijtë që do ta ndajnë me komunën e Gazi Babës dhe Butelit do të jetë rruga ‘Hristijan Todorvksi Karposh’, ajo që realisht del në rrugën ‘Ferid Bajram’ deri te zona ku janë tre kullat në Gazi Babë gjegjësisht deri te kodrina. Pjesa e kodrës komplet i takon komunës së Çairit ndërsa vetëm rrafshi mbetet pjesë e Gazi Babës .

Pastaj ajo vazhdon rrugës që çon deri te rezervuari që është poshtë në malin e Gazi Babës dhe prej aty është paraparë kufiri ndërmjet Çairit dhe Gazi Babës të jetë rruga e re e projektuar që do të jetë rruga rrethore në malin e Gazi Babës”, tha Rami Qerimi, nga Komuna e Çairit. Këto propozim ndryshime janë propozuar pas marrëveshjes së arritur mes tre krerëve të komunave, Çair, Gazi Babë dhe Butel.

Partitë opozitare shqiptare kanë propozuar amendamente për këtë propozim ligj duke kërkuar zgjerimin e kufijve të komunës së Çairit. PDSH kërkon që komunës së Çairit t’i kthehen kufijtë real që përfshijnë hapësirën prej Lumit Vardar deri te zona industriale në Vizbeg, mali i Gazi Babës dhe deri te linja hekurudhore në Butel.

Ndërsa RDK kërkon që Çairit t’i jepet edhe pjesa tjetër sipas së cilës është hartuar plani urbanistik ‘Liria 2’ pasi konsideron se ndryshimet e propozuara janë gjysmake.

“Propozojmë që komunës së Çairit t’i jepet një pjesë e territorit për të cilën kjo komunë ka të hartuar plan urbanistik dhe ka të aprovuar të njëjtin plan urbanistik dhe mendoj se Ministria e Pushtetit Lokal do ta pranoj amendamentin tonë dhe ajo pjesë e territorit do t’i takoj Çairit pasi që Komuna e Çairit është komuna më e vogël në Maqedoni me një sipërfaqe prej 3.5 kilometrave në krahasim me komunën e Gazi Babës që është 150 kilometra hapësirë dhe komunat tjera”, tha Izet Zeqiri, deputet i RDK-së.

Amendamentet e propozuara rreth këtij propozim ligji pritet të shqyrtohen nga komisioni parlamentar për pushtet lokal ditën e hënën. Kjo është ndërhyrja e parë që i bëhet Ligjit për qytetin e Shkupit të miratuar në vitin 2004. Gjyltene Rexhallari

Publikuar: 30.10.2011 | 18:38
Lexuar: 433 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime