Me përfudnimin e rrjetit të kanalizimit në Hasambeg do të fillojmë të ndërtojmë me ndërtimin e kanalit i cili kalon në mes të fshatit të Harqinës dhe ky projekt me programin e Qeverisë është paraparë të ndërtohet në vitin 2012, theksoi Ademi.
Punimet për ndërtimin e kanalizimit në lagjen Hasambeg të Shkup rrjedh mirë, deklaroi miniustri i Ambinetit Jetësor dhe Planifikimit hapësinorë Abdilaqim Ademi në seanëcn e sotme të Qeverisë e cila është e hapur për opinioin.
Ai theksoi se ky projekt do të përfundojë vitin e ardhshëm dhe me këtë plotësohen kushtet që të fillohet me ndërtimin e kanalit i cili kalon në mes të fshatit të Haraqinës.
Me përfudnimin e rrjetit të kanalizimit në Hasambeg do të fillojmë të ndërtojmë me ndërtimin e kanalit i cili kalon në mes të fshatit të Harqinës dhe ky projekt me programin e Qeverisë është paraparë të ndërtohet në vitin 2012, theksoi Ademi.
Ai gjithashtu informoi Qeverinë për ndërtimin e kolektorit për pastrimin e ujërave fekale në Saraj. Realizimi i këtij projekti rrjedhë sipas planit të paraparë dhe me një dinamikë të duhur, theksoi ministri Ademi.
Kurse për filtrin për pastrimin e ujit të pijshëm për qytetin e Gostivarit, ministri Ademi informojë qeverinë se në bazë të furnizimit publik, ky projekt është në dy faza, e para projektimi që duhet të përfundojë deri në fund të këtij vit dhe ndërtimi që do të fillojë menjëher pas projektimit, sepse furnizimi publik është për projektim dhe realizim. Në bazë të dinamikës në vitin 2013 duhet të përfundojë ky projekt për Qytetin e Gostivarit.