Në lotarinë ku u përfshinë 700 të pranishëm, çmimin e një udhëtimi turistik çift në Budva e fitoi Ledio. Bëhet fjalë për një fundjavë në hotelin me 5 yje Splendid, në Budva. Ndërkohë që nuk dihet se me kë do shkojë Ledio në këtë udhëtim, sepse ai prej kohësh është pa të dashur.
Aktori i njohur i spektaklit të humorit Portokalli, Ledio Lako, i cili është bërë shumë i njohur me rolin e Ramadanit, duket se ka qenë më fatlumi në lotarinë që u hodh për gjithë stafin e TCH, gjatë festimit të ditëlindjes në përkujtim të presidentit të Top Channel, Dritan Hoxha.
Në lotarinë ku u përfshinë 700 të pranishëm, çmimin e një udhëtimi turistik çift në Budva e fitoi Ledio. Bëhet fjalë për një fundjavë në hotelin me 5 yje Splendid, në Budva. Ndërkohë që nuk dihet se me kë do shkojë Ledio në këtë udhëtim, sepse ai prej kohësh është pa të dashur.
Pasi i dha fund lidhjes së tij disi të gjatë nga e dashura e tij balerinë, aktori ka pohuar gjithmonë në media se vazhdon të mbajë statusin single. Ndërkohë që jeta e tij ka vazhduar normalisht, me punën në sezonin e ri Portokalli.
Sipas thashethemeve, thuhet se Ledio për momentin është vetëm, dhe daljet e tij netëve në pub-e janë shumë të rralla. Vetëm disa muaj më parë, në një interviste për Panorama Plus, ai rrëfeu shumë detaje nga jeta e tij jashtë Portokalli-së dhe ambicien për tiu përkushtuar kryesisht profesionit të aktorit, me synimin për të luajtur edhe role dramatike.
Gjatë verës së kaluar, ai u angazhua dhe në teatër, ndërsa interpretoi në tragjikomedinë me titull Kolonel Zogu në teatrin e Elbasanit Skampa. Për fansat e Portokalli-së, ai ka bërë shumë publik për vete me personazhin e Ramadanit, edhe pse identifikimin në Portokalli e ka marrë nga personazhi i Kapo-s.