E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Jam mjaft optimist, se mbi 90 për qind e bankave do të marrin pjesë", theksoi Dalara, i cili i kryesoi negociatat në emër të sektorit bankar dhe kreditorëve privat.
Mbi 90 pėr qind e bankave tė gatshme ta falin gjysmėn e borxhit grek, sipas drejtorit tė Institutit pėr financa ndėrkombėtare









Së paku 90 për qind e bankave janë të gatshme të falin gjysmën e borxhit grek, deklaroi për javoren gjermane "Velt am zontag" drejtori i Institutit për financa ndërkombëtare (IMF), Çarlls Dalara.

Liderët e eurozonës arritën kompromisin javën e kaluar me bankat për shlyerje vullnetare të 50 për qind të vlerës së obligacioneve shtetërore greke, si pjesë të planit për uljen e debitimeve të përgjithshme të vendit dhe për mposhtje të krizës debitore në eurozonë.

"Jam mjaft optimist, se mbi 90 për qind e bankave do të marrin pjesë", theksoi Dalara, i cili i kryesoi negociatat në emër të sektorit bankar dhe kreditorëve privat.

Tani për tani, sipas tij, nuk është e ditur se për çfarë sakrifica do të dakordohen të bëjnë pronarët e tjerë të obligacioneve greke si kompanitë dhe fondet e sigurimeve.

Sektori privata posedon obligacione shtetërore greke për 206 miliardë euro, nga të cilat 24 miliardë blenë vitin e kaluar kompanitë e sigurimeve.

Në këmbim të faljes së gjysmës së borxhit grek, BE-ja dhe FMN-ja do të propozojnë garanca në vlerë prej 30 miliardë eurove si stimul financiar për tërheqjen e sektorit privat.

Publikuar: 31.10.2011 | 00:03
Lexuar: 425 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime