E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përfaqësuesit e dy subjekteve politike, që në opinion deklarohen si “ujku e dhia”, të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të AAK-së, kohën e fundit janë duke u takuar fshehurazi nëpër vende të ndryshme.
Afrohen Thaēi e AAK






Heshtja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) gjatë muajve të fundit në raport me veprimet e Qeverisë së Kosovës, duket se nuk është e rastësishme. Udhëheqësit e partisë opozitare, që në të kaluarën ishin shumë të zhurmshëm dhe kritikë ndaj formës se si qeverisej Kosova, kanë nisur negociatat me kryeministrin Hashim Thaçi për mundësinë që pas zgjedhjeve të ardhshme së bashku të hyjnë në koalicion qeverisës.

Përfaqësuesit e dy subjekteve politike, që në opinion deklarohen si “ujku e dhia”, të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të AAK-së, kohën e fundit janë duke u takuar fshehurazi nëpër vende të ndryshme.

Burime brenda AAK-së i kanë treguar “Zërit” se kryeministri Thaçi është shumë i interesuar që t’i zbusë raportet me këtë parti opozitare dhe se ai është duke punuar vazhdimisht që t’ua mbushë mendjen “të fortëve” të Aleancës që në të ardhmen së bashku ta ndajnë pushtetin.

“Janë takuar disa herë, kryesisht në restorante. Në takime nga ne kanë qenë Blerim Shala dhe Daut Haradinaj. Kryeministri u ka ofruar atyre që nëse kthehet Ramushi nga Haga të bëjnë koalicion pas zgjedhjeve. Propozimi i tij (Thaçit) është që ai të bëhet president e Ramushi kryeministër”, thotë burimi i gazetës... (zëri)

Publikuar: 31.10.2011 | 09:45
Lexuar: 347 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
topi (01/11/2011 18:09:21) e ishalla don zoti te behen bashk dhe ateher shqiptaret jan fu****ku do qe jan ku ma mir se krahu i luftes te jen bashk pershendetje nga shkupi

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime