Me 31 tetor 2010, kur dhe fillon misionin e tij në Afrikë, me një vullnet të jashtëzakonshëm ta prezantoi shtetin në boten afrikane, dhe I gatshëm për çdo të papritur por dhe çdo rrezik James Berisha j a mësyu kontinentit të largët, Afrikës. Sot kur dhe po bëhet 1 vit James Berisha shkoi në Afrikë, ai mbetet I zhdukur dhe pa asnjë lajm se ku mund te jetë!

Piloti James Berisha në Eritre nuk ka shkuar për qëllime të këqija, ka shkuar me qëllimin fisnik që të lobojë për pavarësinë e shtetit të Kosovës, prandaj presim që shteti jone të bëjë çdo gjë që është e mundur që të zbardhet fati I Pilotit. Shumë informacione disa javë më pare tregonin që James është I paraburgosur në Asmara të Eritres, por pas 1 muaji kur këto lajme verifikohen se nuk janë burime të sigurta, pasi që prej 15 gushti nuk ka asnjë lajm që të ketë kontaktuar dikush me Jamesin apo këto informacione të ishin dhënë nga shteti I Eritres. As sekretarja e këtij misioni, e as dikush tjetër, megjithatë nuk e di nëse piloti është i paraburgosur apo cili është statusi i tij aktual.
Nazim Berisha, vllau i vogël i pilotit i cili aktualisht jeton në Zvicër, po bënë përpjekje të vazhdueshme për të kontaktuar me Jamesin dhe në këtë drejtim ai ka parashtruar kërkesë për vizë në Eritre por kërkesa e tij deri më tani nuk është aprovuar. E gjithë familja e Jamesit po përjetojnë ditë të rënda, çdo here duke pritur lajme për familjarin e tyre, e ndoshta dhe një lajm të hidhur se James mund te mos gjendet kurrë! Familja dhe bashkëpunëtoret e Pilotit bëjnë thirrje tek të gjithë miqtë e Kosovës, të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të Jamesit, të paktën duam vetëm një minutë zërin të ia dëgjojmë, ta dimë që James është gjallë.