E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lëvizja “Occupy Wall Street” është vetëm një nga shembujt e tensionit të madh mes super të pasurve të Amerikës dhe atyre që përbëjnë 99 përqindëshin tjetër të popullsisë. Sipas disa ekspertëve, tani Amerika është në një moment të vështirë, në të cilin menaxherët e fondeve financiare po zëvendësojnë baronët e naftës, duke vrarë ëndrrën amerikane.
A po shndėrrohet Amerika nė njė oligarki?






Fillimisht anëtarët e inatosur të lëvizjes “Occupy Wall Street” u konsideruan si qesharakë. Ata u cilësuan si të pashpresë dhe të hallakatur në kërkesat e tyre dhe mbi të gjitha, të paaftë në përpjekjen kundër kundërshtarëve – njerëzve të “Wall Street”, bankierëve dhe menaxherëve financiarë. “Ne jemi 99 përqindëshi” thotë një nga protestuesit e kësaj lëvizjeje, që tani është në javën e shtatë të protestave dhe marshimeve në rrugët e Manhatanit. Me këtë fjali, ky demonstrues i ka rënë në të problemit kryesor dhe më të madh me të cilin po përballet Amerika. Në fakt, kjo lëvizje i ka dhënë formë kundërshtisë ndaj një fenomeni që ka ardhur dhjetëvjeçar pas dhjetëvjeçari, duke u bërë më i madh dhe më akut, të cilin akademikët dhe ekonomistët janë përpjekur që ta analizojnë. E për sa i takon vetë lëvizjes, ajo është një zhvillim kaq i thellë dhe revolucionar, sa ka tronditur vendin më të fuqishëm të botës në themelet e tij.

Për sa i përket fenomenit, që është bërë gjithnjë dhe më i madh, ai është pabarazia. Ai është në pikën më të lartë të këtyre 100 viteve të fundit. Ata që janë pjesë e 1 përqindëshit qëndrojnë në njërën anë të hendekut, pjesa tjetër, 99 përqindëshi, janë në anën e kundërt. Edhe në një vend që i ka pranuar gjithmonë të kundërtat ekstreme, duke i konsideruar si pjesë të identitetit të vet, hendeku është duke u bërë gjithnjë e më i madh. Mjafton një shifër e vogël për të kuptuar situatën. 400 të pasur në SHBA kanë në pronësi një pasuri më të madhe se 150 milionë amerikanë të bërë bashkë. Thuajse dy të tretat e aseteve private janë në duart e 5 për qind të amerikanëve. Vetëm në 2009-n, që ishte një vit krize e thellë, numri i milionerëve u rrit ndjeshëm. Në fakt, nëse do t’i hedhim një vështrim raporteve të hartuara nga CIA për çdo vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pabarazia mes të pasurve dhe të varfërve është më e madhe edhe se në Tunizi dhe në Egjipt. Në një libër të botuar në vitin 2010, nga shkencëtari i politikës amerikani, Jacob Hacker, flitet për situatën e sotme që ngjan me atë të fillimit të shekullit të 20, kur manjatët industrialë JD Rockfeller, Andrew Carnegie dhe JP Morgan dominonin shtresën e sipërme të shoqërisë dhe e mbajtën vendin në zotërimin e tyre për disa vjet. Shkrimtari Mark Twain nxori në një nga librat e tij frazën “Epoka e shndritshme”, për të karakterizuar pikërisht periudhën e sipërpërmendur. Ekonomistët mendojnë se Amerika po hyn sërish në një fazë të tillë, në një periudhë me shumë dasi mes të varfërve dhe të pasurve, ku të pasurit dominojnë me forcë. I vetmi ndryshim tani është që këtë herë, super të pasurit janë menaxherët e fondeve financiare dhe jo më baronët e naftës.

Akademikët druhen edhe se ky ndryshim do të ketë pasoja shumë serioze për të ardhmen ekonomike të vendit. Siç e shohin ata situatën, kjo pabarazi ekstreme kërcënon ngadalësimin e rritjes ekonomike të ekonomisë më të madhe të planetit. Kjo është një situatë që është zhvilluar prej kohësh, por qëndroi e fshehur gjatë viteve kur kreditimi i bankave ishte i lehtë. Problemet dolën në dritë vetëm me shpërthimin e krizës financiare.

Gjatë viteve ‘70 të ardhurat për amerikanët e të gjitha shtresave sociale u rritën. Duke filluar nga vitet ‘80, kjo tendencë iu nënshtrua një transformimi thelbësor. Ekonomia e financuar me kredi nisi që të shënonte rritje, por tashmë thuajse të gjitha fitimet e mëdha shkonin në një numër gjithnjë e më të vogël xhepash. Ekspansioni më i madh ekonomik nën Presidentin Regan solli përfitime vetëm për një pakicë dhe problemi u bë edhe më i madh nën Presidencën e Bushit. Të paktën që nga fillimi i mijëvjeçarit ka pasur një tendencë të ndarjes gjithnjë e më të madhe të këtyre ekstremeve nga njëri-tjetri. Dhe kjo po përshpejtohet gjithnjë e më shumë. Nisur nga kjo situatë, autori i mësipërm e ka perifrazuar ekonominë amerikane si një ekonomi ku i fituari merr gjithçka dhe i humburi humb gjithçka. Në këtë rast, kemi të bëjmë me një çrregullim dhe shformim thelbësor social, duke qenë se edhe sipas studiuesish të tjerë, gjatë 30 viteve të fundit e gjithë pasuria është përqendruar te një grusht shumë i vogël super të pasurish, madje duke anashkaluar edhe ata që konsiderohen si të pasur të zakonshëm. 100 vjet më parë, pikërisht super të pasurit që përmendëm, përmes akumulimit të madh të pasurisë në duart e tyre, vunë edhe kushtet politike që donin, atë që në fakt bëjnë edhe bankierët e pasur të “Wall Street” sot, duke krijuar një klimë shumë të favorshme ligjore për bizneset e tyre. Kjo është e vetmja mënyrë për të shpjeguar se si menaxherët e fondeve financiare arritën që të bënin miliarda dollarë çdo vit.

Bushi, nga ana tjetër, bëri shumë në drejtim të uljes së taksave për të pasurit, duke ua ulur ndjeshëm kuotën e pagesës. Në një këndvështrim afatmesëm, pasojat e kësaj dasie sociale kërcënojnë produktivitetin e së gjithë ekonomisë. Sipas përvojës së ekonomive të tjera, në këto kushte kërcënohet në mënyrë të jashtëzakonshme rritja ekonomike. Në një ekonomi ku pasuria ka një ndarje më të baraspeshuar, edhe rritja ekonomike ka një shans më të madh për t’u rritur. Kjo sepse njerëzit që përbëjnë shumicën e madhe, pra 99 për qind, nuk janë më fuqi blerëse dhe sjellja grykëse e 1 përqindëshit nuk kontribuon aspak në tërësinë e shoqërisë. Ekonomia e vendeve me dasi të mëdha mes të pasurve dhe të varfëve që vuan dhe ul ritmet e rritjes së saj, sepse shumica vuan. Çështja tani është: edhe për sa kohë do të munden të mbijetojnë SHBA-të me këtë tension të brendshëm?

Dallimet mes të pasurve dhe të varfërve janë toleruar për një kohë shumë të gjatë. Por sipas studimeve, shtimi i hendekut mes super të pasurve dhe të varfërve që përbëjnë shumicën dhe kontrolli politik që është i përqendruar në duart e këtyre super të pasurve, që përbëjnë të ashtuquajturën elitë, ka reduktuar në mënyrë drastike mobilizimin ekonomik dhe pikërisht në këtë drejtim, SHBA ka kohë që renditet pas Europës. Sipas një historiani, dallimi më i madh mes periudhës së 100 viteve më parë dhe asaj aktuale është se këtë herë, protestat janë shukmë më të vakëta. Në atë kohë, rrugët ishin mbushur me lëvizje protestash.

Publikuar: 31.10.2011 | 12:19
Lexuar: 505 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime