Në lidhje me solidaritetin që kanë treguar njerëzit, Paolo theksoi: Kanë ardhur njerëz nga e gjithë Italia dhe nga shtete të tjera të botës për ti dhënë lamtumirën e fundit Marcos. Qajnë dhe jam unë ai që i ngushëlloj. Kjo ngrohtësi më bën të ndihem më mirë.
Babai i pilotit që humbi jetën në pistën e Malajzisë, Marco Simoncelli, ka kërkuar që në Cmimin e Madh të Spanjës në Moto GP të mos mbahet një minutë heshtje në nderim të djalit të tij, por ti dedikohet një minutë e mbushur me zhurmat e motorrëve të ndezur.
Më 6 nëntor, në pistën e Valencias nuk dua që të mbahet 1 minutë heshtje për tim bir, por dua që të gjithë motorët e kategorive 125 cc, Moto 2 dhe Moto GP të ndizen njëkohësisht dhe të dëgjohet zhurma e tyre përgjatë 60 sekondave, tha Paolo Simoncelli në një emision televiziv italian.
Në lidhje me solidaritetin që kanë treguar njerëzit, Paolo theksoi: Kanë ardhur njerëz nga e gjithë Italia dhe nga shtete të tjera të botës për ti dhënë lamtumirën e fundit Marcos. Qajnë dhe jam unë ai që i ngushëlloj. Kjo ngrohtësi më bën të ndihem më mirë.
Piloti Simoncelli humbi jeten ne nje aksident tragjik ne garen e 23 tetorit ne pisten Sepangut ne Malajzi.
Motoçiklizmi qan Simoncelli-n
Shokët, kundërshtarët, shefat e ekipeve, pilotë të kategorive të tjera e gjithë familja e motoçiklizmit shprehu trishtimin e madh për humbjen e pilotit italian Marco Simoncelli.
Valentino Rossi (pilot i Ducati) - Simoncelli për mua ishte si një vëlla i vogël. Ishte i ashpër në pistë dhe i ëmbël në jetën e përditshme. Ende nuk e besoj. Do e ndjej shumë mungesën e tij.
Dani Pedrosa (pilot i Hondës) - Kur ndodh diçka e tillë, çdo gjë tjetër është e parëndësishme. Ky sport është shumë i vështirë dhe shpeshherë harrojmë se sa i rrezikshëm është. Simoncelli ishte një pilot plot pasion dhe guxim.
Jorge Lorenzo (pilot i Yamaha) - Nuk kam fjalë. Simoncelli do të na mungojë shumë.
Carmelo Ezpeleta (promotori i kampionatit botëror të Moto GP) - Nuk mund të bëhej më shumë nga mjekët dhe doja që tia jepja personalisht këtë lajm të gjithë pilotëve që janë shumë të trishtuar. Më ka habitur fortësia e babait të Simoncelli, i cili e mbajti veten mirë. Është një burrë i mrekullueshëm.
Andrea Dovizioso (pilot i Hondës) - Ne pilotët japim gjithçka në pistë dhe harrojmë që në çdo kthesë mund të ndodhë tragjedia.
Nicky Hayden (pilot i Ducati) - Dhimbja është e madhe. Në pistë jemi të gjithë vëllezër dhe pjesë e një familjeje të madhe.
Uncini: Nuk mund të evitohej fataliteti
I deleguari i sigurisë së Moto GP, Franco Uncini, deklaroi pas vdekjes së Marco Simoncelli-t në cirkuitin e Sepangut në Malajzi, se është bërë shumë në rritjen e sigurisë së garave, por që fatkeqësisht fataliteti nuk mund të evitohet.
Nuk mund të bëhet asgjë kundër fatalitetit. Jemi të pambrojtur ndaj tij dhe duhet të pranojmë fatkeqësinë, u shpreh Uncini në një emision radiofonik italian.
Uncini, i cili në epokën e tij si pilot ka pësuar një aksident të ngjashëm me atë të Simoncelli duke mundur të mbijetojë, tha se pista e Malajzisë i respekton të gjitha normat e sigurisë. Ishte një aksident si gjithë të tjerët, por fati i keq është se motorrët ishin shumë pranë njëri-tjetrit. Kjo ishte drama.
Moto GP, ekipi i Simoncelli nuk udhëton në Valencia
Ekipi i Marco Simoncelli, pilotit që humbi jetën tragjikisht në garën e Malajzisë të dielën, nuk do të garojë në Cheste të Valencias, në garën e ardhshme të botërorit të Moto GP.
Skuadra San Carlo Gresini Honda nuk do të jetë e pranishme në garën që do të zhvillohet në datën 6 nëntor në Spanjë.
Ekipi im nuk do të jetë në garën e radhës në Valencia dhe në provat që janë të parashikuara në ditët pas garës, theksoi Fausto Gresini, pronari i ekipit.
Ditët pas aksidentit janë shumë më të vështira për të gjithë ne. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. E di që profesioni ynë është i rrezikshëm, por gjithmonë ecën me shpresën se nuk do të ndodhë asgjë. Por, kur ndodh diçka si kjo gjithçka ndryshon. Është e vështirë të pranohet dhe të shpjegohet, shprehet Gresini.