"Gjatë analizës së materialit të gjetur në USB konstatohen ndërhyrje të mundshme. Artikulimi i fjalëve ishte i pamundur, ndërsa sinjali audio shumë i dobët", thonë ekspertët. Po sipas tyre është i mundur montimi i Time-Code-ve, si dhe fshirja ose ndërhyrja pa lënë gjurmë.
Tre ekspertët shqiptarë japin rezultatin e ekspertimit të video-skandalit Meta-Prifti. Sipas tyre nuk janë gjetur gjurmë të regjistrimit mes këtyre dy personave tek ora-kamer. Ekspertët thonë se tek folderi i laptopit nuk u gjet asnjë material audio-video.
"Gjatë analizës së materialit të gjetur në USB konstatohen ndërhyrje të mundshme. Artikulimi i fjalëve ishte i pamundur, ndërsa sinjali audio shumë i dobët", thonë ekspertët. Po sipas tyre është i mundur montimi i Time-Code-ve, si dhe fshirja ose ndërhyrja pa lënë gjurmë.
Tre ekspertët, Ardian Pollo, Ermal Beqiri dhe Artur Rrahamani konstatojne se ne video ka pasur mundësi te madhe për ndërhyrje, pasi materiali ka shumë zhurma të cilat nëse hiqen fshihen edhe fjalët.