E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

E re në moshë por shumë premtuese në skenën muzikore. Sharmantja e cila rëmbeu çmimin kryesor në festivalin “Netët e klipit shqiptarë” nuk ndalon me kaq. Nuk ekspozohet shumë nëpër media për shkak se është në përfundim të studimeve, kurse pasi të mbaroj ato, ajo premton një hit të radhës. Vajza nga Prishtina e cila në bashkpunim me Hekuran Krasniqin sfiduan së bashku shumë konkurentë të tjerë vjen në një rëfim për “Panorama plus” ku tregon emocionet pasi në duar mban trofeun e fitueses.
Blinera Krasniqi, ne qe sfiduam me te miret, fituese e festivalit













Intervistoi: Blerand Rexhepi

Kur ke filluar hapat e parë në muzikë?

Që kur isha e vogël kam kënduar, mirëpo para ekranit televiziv isha atëherë kur këndova këngen "Plas" në moshën 21 vjeçare.

Ishte e vështirë apo e dëshiron me gjithë zemër këtë profesion?

Si gjithmonë çdo punë në jetë i ka vështersitë e veta, mirpo muzika gjithmonë më ka pëlqyer, jam rritur me muzikë dhe gjithmonë kam ëndërruar që një ditë të dal para publikut dhe të jap maksimumin të bëj më të mirën për shikuesit.


Edhe pse publiku shqipëtar tash të njeh shumë mirë, përshkruaje veten me pak fjalë, kush është Blinera?

Jam Blinera Krasniqi nga Prishtina studente e fakulltetit ekonomik, muzikën e kam pasion ku përmes muzikës shpresoj që të jem më afër publikut.

Sa këngë keni realizuar deri më tani?

Gjithsej kam 8 këngë të realizuara ndërsa me video kam 4 këngë ku 2 prej tyre janë duetet me Hekuran Krasniqin dmth këngët "Mos e le për pak" dhe "Lali".

E keni goditur ju profesionin, apo keni ëndërruar ndonjë profesion tjetër?

Jam në përfundim të fakulltetit ekonomik dhe sigurisht që do të kontriboj edhe në fushën profesionale po do ta kultivoj edhe më tutje muzikën por me gjithë atë më mirë të them se gjithçka t’ia lë kohës.


Të kalojmë te jeta juaj artistike, te pjesa më e bukur e vetes suaj. Ju vlerësojnë si vajzë me karakter, të bukur dhe të zgjuar. A keni fituar në publik nga gjithë ky sinqeritet?

Ju faleminderit për fjalët miradije që thoni për mua, ndërkaq sa i përket sinqeritetit çdo njeri e vlerëson sinqeritetin e dikujt, jam vetja dhe nuk dua që t’ia kaloj kufirit për asgjë, mendoj që publikun dëshiron një këngë të mirë....

Mendoni se e keni merituar çmimin kryesor dhe juria e festivalit ka gjykuar drejtë? Cilin nga videoklipet keni pasur favorit?

Të them të drejten nuk e kam pritur sepse ishin në konkurencë shumë videoklipe kualitative dhe të kushtueshme nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, ishte një juri shumë profesionale dhe çmimi kryesor ka qenë thjeshtë një ëndërr, e sidomos për mua ku ishte hera e parë që marr pjesë me një festival në Shqipëri. Mirëpo tani kur trofen e kam në duar medoj që e kemi merituar sepse ishte nje klip ku realizimi është bërë në qytetin e vjeter të Prizrenit me grupin “Art design” dhe për këtë duhet falenderuar produksionin “Video art”

Tashmë pas këtij suksesi, a prisni oferta të reja për bashkpunime muzikore?

Tani në treg do dëshiroj të dal me një këngë solo, megjithatë bashkpunimet muzikore janë të mirëseardhura.

Ju ka pritur mirë publiku shqiptar, jeni e kënaqur aq sa keni qëndruar në Shqipëri?

Më ka pritur shumë shumë mirë ku shfrytëzoj rastin të përshëndes sidomos stafin e festivalit “Netet e klipit shqiptar” ku më pritën mjaft mirë, e ceka edhe më herët qe ishte hera e parë që mora pjesë në një festival të Shqiperisë dhe isha e befasuar për mikëpritjen që më kanë bërë ku edhe gjat intervistave që bëra gjat qëndrimit tim në Shqiperi isha shumë e emocionuar.

Çka është duke punuar Blinera, aktualisht dhe çka në të ardhmen presim nga ju?

Tani kohëve të fundit i jam përkushtuar më shumë studimeve ku jam në perfudim të fakultetit ekonomik ku pastaj mendoj të paraqitem me një këngë solo.

Publikuar: 01.07.2009 | 06:45
Lexuar: 2142 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
egzon (31/10/2009 03:59:38) ktu kometet bahet qfar dojem na e juu se kenii ate drejt me fshi mas parii qka thojen te tjeter jan mendimet e tyre e duhet mi shpreh:D




edhe sa per Blineren muj me than shtir o mu ba kegtare ti zani e ki katastrof ty famen ta ka jep Hekuran krasni****kta krejt e dim
e sa per moderator dash fshije dash jo po duhet mi pa ma mir kta kengetart e tonn qfare jan po menojen qe veq duhet ajt me dal me kenu
jeta (31/10/2009 21:17:47) Bravvoooo mir e ki valla ti egzon e dim qfar kengetar ka kosova marre veq dalin mi drithu b*** atu e mu desh po keta blineren kerkush se ka njoft deri qitashti kur e ka ba duetin me hekuranin
Bardhaa (01/11/2009 02:28:10) teper fortt ke dal ne fotot shum e bukur jee te duaaaa(L)(L)(K)(K)(L)(K)(L)(K)ilovee youu
egzon (01/11/2009 05:56:24) aauuuuuuuuuuuuuu shum e bukur mos vet bukurija te kjo kish met....mos e rrej qiken ooo bardhh(N) Katastroff
vali (23/11/2009 21:28:41) e mir nuk muj met than se te njo live po mir po dokesh un foto,veq muj met thane se kengtare mu ba prej shtrati doktorri ti e din per kon e kam fjalen nuk osht mir po un te deshiroj suksese tfala RO

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime