E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministri grek paralajmëroi se do të kërkojë edhe organizim të referendumit, në të cilin qytetarët duhet të deklarohen nëse do t'i pranojnë kushtet nga pakoja e re e ndihmës evropiane.
Papandreu kėrkoi votėbesim tė Qeverisė dhe referendum per masat antikrize









Kryeministri grek Jorgos Papandreu deri në Parlament parashtroi propozim për votëbesim të Qeverisë për shkak të pakos së re të ndihmës financiare evropiane nga Brukseli, me të cilën parashikohen masa të rrepta ekonomike shtesë.

Debati për besim të Qeverisë do të fillojë nesër dhe do të përfundojë të premten me votim.

Papandreu propozimin për votëbesim të kabineti të ri e kumtoi në sencën e djeshme të grupit parlamentar të PASOKU-ut qeveritar.

Kryeministri grek paralajmëroi se do të kërkojë edhe organizim të referendumit, në të cilin qytetarët duhet të deklarohen nëse do t'i pranojnë kushtet nga pakoja e re e ndihmës evropiane.

Ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos tha se referendumi me siguri do të nënshkruhet vitin e ardhshëm gjegjësisht kur do të dihen më shumë detaje për pakon e re të ndihmës evropiane për Greqinë.

Ai e hodhi poshtë mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse propozimi i Qeverisë do të pranohet në referendumin.

"Greqia duhet të niset drejt zgjidhjeve tjera, ndërsa zgjedhje do të ketë më herët ose më vonë, tha Venizelos.

Publikuar: 01.11.2011 | 13:08
Lexuar: 470 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime