E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në thelb Komisioni evropian tërësisht e respekton rezolutën e Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe për këtë ne do të vazhdojmë ta shfrytëzojmë shenjën e përkohshme Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë derisa nuk vijnë deri te zgjidhja e përbashkët e pranueshme " deklaroi zëdhënësi i eurokomisairt Fyle
KE e shfrytėzon metodologjinė e njėjtė pėr emrin apo mbiemrat konfirmon zėdhėnėsi i Fyles









Komisioni Evropian kërkon nga të gjithë në Maqedoni të fokusohen ndaj përmbajtjes të Raportit për përparim, sepse ajo që është e rëndësishme në të është vlerësimi sa është e rëndësishme të ecet më tej me reformat për të mirën e të gjithë qytetarëve, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë Peter Stano, zëdhënësi i komisarit për zgjerim të BE-së Shtefan Fyle.

Duke konfirmuar se eurokomisari Fyle ka marrë, siç përmend, disa letra nga Maqedonia në të cilat ka ankesa apo në ndonjë mënyrë përmendet çështja për emrin në Raportin për përparim, Stano paralajmëron se në ato do të përgjigjet në kohë dhe në mënyrë e duhur dhe se Komisioni hedh poshtë çdo spekulim për ndonjë qasje të re nga Unioni për çështjen e emrit.

"Ne hedhim poshtë çdo akuzë apo spekulim se shfrytëzojmë ndonjë metodologjive të ndryshme, sepse ende e shfrytëzojmë metodologjinë e njëjtë kur bëhet fjalë për emrin apo mbiemrat, që e shfrytëzuam në rekomandimin e vitit 2009.

Në thelb Komisioni evropian tërësisht e respekton rezolutën e Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe për këtë ne do të vazhdojmë ta shfrytëzojmë shenjën e përkohshme Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë derisa nuk vijnë deri te zgjidhja e përbashkët e pranueshme " deklaroi zëdhënësi i eurokomisairt Fyle.

Publikuar: 01.11.2011 | 14:20
Lexuar: 392 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime