E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Hedhja poshtë e marrëveshjes evropiane, të miratuar javën e kaluar, e rrit rrezikun nga insolventa e detyrueshme e Greqisë dhe daljes potenciale të vendit nga eurozona me pasoja të rënda financiare për stabilitetin e unionit monetar evropian", pohon agjencia franceze-amerikane për rejting në kumtesën e saj.





"Jo" eventuale e grekëve gjatë referendumit, i cili është paraparë për në janar për planin evropian për zvogëlimin e borxhit të vendit, do ta rrezikonte stabilitetin e eurozonës, tha sot agjencia ndërkombëtare për rejting "Fiç".

"Hedhja poshtë e marrëveshjes evropiane, të miratuar javën e kaluar, e rrit rrezikun nga insolventa e detyrueshme e Greqisë dhe daljes potenciale të vendit nga eurozona me pasoja të rënda financiare për stabilitetin e unionit monetar evropian", pohon agjencia franceze-amerikane për rejting në kumtesën e saj.

Referendumi grek shkaktoi rënie në bursat evropiane

Qëllimi i kryeministrit grek Jorgos Papandreut që të organizojë referendum rreth planit më të ri evropian, me të cilin parashikohet shlyerja e një pjese të debisë greke, shkaktoi shok të vërtetë gjatë hapjes së bursave evropiane, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Eurozona përsëri është në ujëra të pasigurta, pas rënies së bursave në Athinë prej 6,31 për qind, bursa në Paris e filloi ditën me rënie prej 1,89 për qind dhe vetëm për pesë minuta u has në - 3,11 për qind.

Bankat franceze "Kredit Agrikoll", "BNP Paribas" dhe "Sosiete Zheneral" të cilët posedojnë pjesë të debisë greke, gjithashtu humbën për vetëm dhjetë minuta 10 deri në 12 për qind nga vlera e aksioneve të tyre.

Në Frankfurt "Dojçe Bank" humbi 7,66 për qind dhe "Komercijalbank" 9,53 për qind, përderisa indeksi i bursës humbi 3,5 për qind. Bursa në Londër gjithashtu gjatë hapjes humbi 1,71 për qind, përderisa bursa në Madrid tre për qind.

Publikuar: 01.11.2011 | 17:22
Lexuar: 311 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime