E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, pritës i samitit, ka kontaktuar ndërkohë Pekinin, nëpërmjet një kanali jozyrtar, për të testuar gatishmërinë e autoriteteve komuniste për investime me risk të lartë brenda vendeve të Eurozonës.
G20, bisedime pėr borxhin e Eurozonės






Udhëheqësit e shteteve më të fuqishme në botë do të takohen këtë javë në Francë, në bisedime ku kriza e borxheve në Eurozonë do të jetë në qendër të vëmendjes.

Sipas asaj që shkruante “Financial Times” ditën e martë, pasi një marrëveshje jo e plotë për daljen nga kriza u miratua nga vendet e BE-së, pritet që G20 të jetë samiti që të përcaktojë “trajektoren” e re të ekonomisë botërore.

Megjithatë, i gjithë çelësi për zgjidhjen e problemeve duket se qëndron në dorën e Kinës, i vetmi shtet që ka likuiditete të tilla që e lejojnë të blejë një pjesë të këtij borxhi dhe të hedhë fonde

Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, pritës i samitit, ka kontaktuar ndërkohë Pekinin, nëpërmjet një kanali jozyrtar, për të testuar gatishmërinë e autoriteteve komuniste për investime me risk të lartë brenda vendeve të Eurozonës.

Italia, e cila është vendosur së fundi nën presion për defiçitin e lartë buxhetor, pritet të jetë gjithashtu në qendër të bisedimeve.

Me ekspertët që janë të paaftë të parashikojnë nëse Roma është në gjendje të paguajë borxhin e saj, tregjet mbeten shumë të tensionuara dhe euro është në rënie. Një kolaps i mundshëm i ekonomisë italiane, do të kishte pasoja shumë më të mëdha për Eurozonës, se sa kriza greke.

Çështja e tretë ku do të përqendrohen bisedimet e G20-s është rritja ekonomike. Vendet që formojnë këtë grupim kanë pësuar të gjitha bashkë një rritje prej 3,9% gjatë 2011-s, çka përbën një reduktim nga rritja 5,2% e vitit të shkuar

Publikuar: 01.11.2011 | 17:26
Lexuar: 979 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime