E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjendja në ALBtelecom në kohën e privatizimit ishte shumë problematike për sa i përket teknologjisë, sistemeve të faturimit, shërbimeve dhe ofertave.
ALBtelecom dhe Eagle Mobile kanė investuar 150 milion euro nė Shqipėri









ALBtelecom dhe Eagle Mobile, menjëherë pas privatizimit filluan investimet për modernizimin e telefonisë fikse dhe gjithashtu ngritën nga zero një operator celular.

Në rrjetin tonë teknologjik janë investuar më shumë se 150 milion Euro, për të sjellë më shumë shërbime cilësore, oferta dhe mundësi për opinionin publik shqiptar.

Gjendja në ALBtelecom në kohën e privatizimit ishte shumë problematike për sa i përket teknologjisë, sistemeve të faturimit, shërbimeve dhe ofertave.

Kjo ishte mjaft e qartë dhe dëshmohej nga numri i madh i abonentëve të telefonisë celulare, ndersa abonentët e telefonisë fikse ishin të pakënaqur me shërbimet e ALBtelecom-it në atë kohë.
eagle mobile

Por në katër vitet e fundit, kompania ALBtelecom ka rinovuar çdo pjesë të saj, duke lidhur Shqipërinë me botën përsa i përket shërbimit të internetit, si dhe solli çmime më të mira dhe shpejtësi të lartë interneti.

Kjo dëshmohet qartë nga rritja e numrit të abonentëve.
Me sistemin e saj të ri që u krijua në ALBtelecom pas privatizimit, çdo ankesë e ardhur nga klientët është hetuar me kujdes nga kompania.

Tashmë ne po rrisim çdo ditë e më shumë kënaqësinë e konsumatorit duke marrë masa profesionale. Për këtë arsye, ne e kemi të vështirë të kuptojmë deklaratën e fundit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE).

Publikuar: 01.11.2011 | 20:09
Lexuar: 675 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime