E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këtë sot në konferencë për shtyp e theksuan ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, drejtoresha e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë, Maja Parnaxhieva Zmejkova dhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski.
Pėr pushime tė rrejshme mjekėsore do tė shkohet nė burg









Që nga viti 2007 deri në vitin 2011 numri i pushimeve mjekësore është rritur dyfish dhe është konstatuar keqpërdorim i mangësive sistematike. Për përmirësimin e gjendjes, me qëllim që të kufizohet mundësia për keqpërdorimin e pushimeve mjekësore do të ndërmerren masa sistemore të cilat do të përfshijnë e dënim me burg për mjekët amë të cilët në kundërshtim me praktikën medicinare dhe rregullat juridike do të shkruajnë pushim mjekësor.

Këtë sot në konferencë për shtyp e theksuan ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, drejtoresha e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë, Maja Parnaxhieva Zmejkova dhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski.

Për vetëm katër vite numri i pushimeve mjekësore është rritur dyfish - nga 10.000 në vitin 2007 në 22.000 në vitin 2010 dhe aq është projeksioni për vitin 2011. Gjendja është shumë serioze. Një pjesë gjithnjë e më e madhe e denarit shëndetësor shkon për pushim mjekësor për llogarinë e shërbimeve shëndetësore, barërat dhe ndihmëset mjekësore, tha Parnarxhieva Zmejkova duke theksuar se Fondi për qindjen më të madhe nga buxheti i tij e sistemon për pushim mjekësor në llogarinë e asaj që është funksion i tij kryesor.

Ajo theksoi se në vitin 2007 gjithsej për pushim mjekësor janë ndarë 1.100.000 denarë, ndërsa tani 2.400.000 denarë. Nëse i heqim pushimet e lehonisë, siç tha, nëse në vitin 2007 janë ndarë 500 milionë denarë, tani ndahen 900 milionë.

"Në të gjitha vendet e tjera pjesa më e madhe e pushimeve mjekësore jepen për popullatën e grup-moshës prej 60 vjeç, e më lartë. Në Maqedoni 30 për qind apo pjesa dominuese e pushimeve mjekësore janë për të rinjtë të moshës prej 25 deri 35 vjeç. Në krahasim me vendet e tjera konstatuam se administrata publike në Maqedoni shfrytëzon shumë më tepër pushime mjekësore në krahasim me të punësuarit në sektorin privat. Në shtet ka 14 pushime mjekësore në 1.000 të punësuar në administratën publike, ndërsa në sektorin privat 11 pushime mjekësore në 1.000 të punësuar", theksoi Parnarxhieva Zmejkova.

Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov tha se bëhet fjalë për situatë e cila për një kohë të gjatë ka eskaluar në Maqedoni e cila lidhet me pushimet mjekësore. Paralajmëroi se do të formohet Komision revizionar i cili do të bëjë kontroll të procedurave të zbatuara për ndarjen e pushimeve mjekësore nga komisionet e përcaktuara në Fond. Do të formohen, theksoi Todorov, ad hok komisione të cilat do të bëjnë revizione jo vetëm të komisioneve të Fondit por edhe të punës së Komisionit revizor.

"Segmenti i dytë i kontrollit do të jenë pacientët gjegjësisht të punësuarit. Do të mundësojmë drejtorët e kompanive gjegjësisht punëdhënësit të munden përmes komisioneve të cilat do t'i themelojnë të bëjnë kontrollin e të gjitha pushimeve mjekësore për punëtorët e tyre duke pasur parasysh se deri në ditën e 21-të shpenzimi është në barë të kompanisë. Do të bëhet kontroll nëse pushimi mjekësor është dhënë në pajtim me rregullat ligjore dhe nëse diagnoza është reale", theksoi Todorov.

Ai sqaroi se drejtorët gjegjësisht punëdhënësit do të obligohen nëse kanë ndonjë rast kur dikush nga të punësuarit të shfrytëzojë pushim mjekësor më gjatë se 21 ditë për atë ta njoftojnë Ministrinë e Shëndetësisë që të bëhet kontroll mbi procedurën e cila është ndërmarrë. Ata të cilët gjashtë muaj do të jenë në pushim mjekësor, tha Todorov, do të dërgohen para Komisionit invalidor që të përcaktohet nëse ka bazë për shkuarjen e tyre në pension invalidor.

Deri më tani nga Kodi penal, siç tha, kemi paraparë për simulimin e pushimit mjekësor të dënohet me para ose me dënim me burg deri në një vit ai i cili e simulon.

"Kjo ka të bëjë me punëtorin. Po planifikojmë të parashohim vepër penale të veçantë e cila ka të bëjë me mjekët amë të cilët në kundërshtim me praktikën mjekësore dhe rregullat juridike do t'i shkruajnë pushim mjekësor edhe personit të cilit nuk i takon. Dënimi me burg është prej gjashtë muaj deri në tre vjet", shtoi Todorov.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski tha se nga aspekti i mbrojtjes së procesit të punës dhe marrëdhënieve të punës Inspektorati shtetëror për punë do të kyçet në aktivitetet të cilat do të pasojnë lidhur me kontrollin e kësaj gjendje e cila mori përmasa të çuditshme.

Publikuar: 01.11.2011 | 20:18
Lexuar: 464 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime