Gjashtë anëtarë të Këshillit kombëtar të PASOK-ut që e kërkuan dorëheqjen e Papndreut, ishin bashkëpunëtorë të afërt të ish-kryeministrit grek Kostas Simitis, kur ai e kryente këtë funksion.
Gjashtë persona të dalluar dhe anëtarë me ndikim të Lëvizjes qeveritare Panhelenike socialiste (PASOK) sot i bëri thirrje kryeministrit grek Jorgos Papandreu që të jep dorëheqje, pas paralajmërimit të tij të mbrëmshëm për shpalljen e referendumit për planin evropian për ndihmë të Greqisë.
Gjashtë anëtarë të Këshillit kombëtar të PASOK-ut që e kërkuan dorëheqjen e Papndreut, ishin bashkëpunëtorë të afërt të ish-kryeministrit grek Kostas Simitis, kur ai e kryente këtë funksion.
"Vendit tani i nevojitet Qeveri legjitime politike, e jo plan për deklaratë kombëtare", thuhet në letrën e gjashtë "kryengritësve".
Kërkesa për dorëheqjen e Papandreut vijoi pas paralajmërimit të deputetes së PASOK-ut, Milena Apostolaki se e braktis partinë në shenj të protestës për shkak të "vendimit befasues" të kryeministrit për shpalljen e referendumit.
Me largimi e Apostolakit, PASOK-u ka rënë në 152 deputetë ose vetëm një nga të nevojshmit 151 për të siguruar shumicë absolute në Parlamentin 300 anëtarësh grek. Gjendja për Qeverinë kundrejt votimit të së premtes të besimit në mënyrë shtesë po ndërlikohet edhe me kërkesën e re të gjashtë anëtarëve të PASOK-ut për dorëheqjen e Papandreut.
Papandreu mbrëmë paralajmëroi se do të propozojë shpallje të referendumit për planin për ndihmë për Greqinë, i miratuar në Samitin e javës së kaluar në BE. Ai nuk precizoi se kur do të mbahet referendumi, por mediat parashikojnë se kjo do të ndodh kah mesi i muajit janar të vitit 2012.