E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Udhëheqësit e Eurozonës, janë pajtuar javën e kaluar t’i japin Athinës edhe 130 miliardë euro dhe të shlyejnë 50 përqind nga borxhet e saj, në mënyrë që ta shpëtojnë këtë vend nga falimentimi.
BE-ja e shokuar, pret qė Greqia t'i respektojė obligimet, edhe krahas referendumit







Krerët e BE-së thanë sot se janë të sigurtë që Greqia do të vazhdojë angazhimet për zbatimin e masave shtrënguese, pas njoftimit të befasishëm të qeverisë greke se ka në plan të mbajë një referendum rreth paketës ndihmëse, e cila duket se nxorri vendin nga telashet javën e kaluar.

Udhëheqësit e Eurozonës, janë pajtuar javën e kaluar t’i japin Athinës edhe 130 miliardë euro dhe të shlyejnë 50 përqind nga borxhet e saj, në mënyrë që ta shpëtojnë këtë vend nga falimentimi.

Në një deklaratë të përbashkët sot, presidenti i BE-së, Herman Van Rompuj, dhe shefi i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, kanë thënë: "Ne besojmë plotësisht se Greqia do të zbatojë angazhimet e marra përsipër në lidhje me zonën euro dhe me komunitetin ndërkombtar".

Zyra e presidentit francez, Nikolas Sarkozi, njoftoi se ky i fundit do t’i telefonojë kancelares gjermane, Angela Merkel, pas njoftimeve të sotme të Greqisë.

Franca dhe Gjermania janë të vendosura ta zbatojnë planin për shpëtim të Greqisë

Presidenti francez Nikolla Sarkozi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel në bisedën e sotme telefonike e shqyrtuan situatën pas vendimit të kryeministrit grek për mbajtje të referendumit për zbatim të vendimeve të miratuara në samitin e eurozonës më 27 tetor në Bruksel.

Franca dhe Gjermania, sipas kumtesës së përbashkët, janë të vendosura që bashkarisht me partnerët e tyre evropian t'i zbatojnë në vepër, në afat sa më të mirë, vendimet e miratuara në samit, të cilat janë të nevojshme si asnjëherë më parë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Parisi.

Sa i përket Greqisë, Sarkozi dhe Merkel theksojnë se në smait ishte arritur marrëveshje për zbatimin në vepër të planit të ri disavjeçar për ndihmë Greqisë, nga BE-ja dhe FMN-ja, që parasheh financimine tij prej 100 miliardë eurove. Është arritur marrëveshje edhe me sektorin privat, i cili në mënyrë vullnetare do ta sjellë borxhin grek në nivel të durueshëm, me faljen e 50 për qind të borxhit që ndodhet në organizmat financiar privat, përkatësisht rreth 100 miliardë euro. Shtetet anëtare të eurozonës u deklaruan se janë të gatshme të kontribuojnë bashkarisht në të gjitha masat e parapara me pjesëmarrje të tyre në sektorin privat në lartësi prej 30 miliardë eurove.

Franca dhe Gjermania, sipas komunikesë, janë të bindura se kjo marrëveshje do t'i lejojë Greqisë të gjejë zhvillim të përhershëm, ndërkaq Parisi dhe Berlini dëshirojnë, në konsultime me partnerët e tyre evropian, njëjtë si edhe FMN-ja të përpunohet një "urdhëresë udhëtimi" e cila do të garantojë zbatimin e marrëveshjes.

Në fund të komunikesë, Sarkozi dhe Merkel u dakorduan të takohen nesër në Kanë, për konsultime të përbashkëta me institucionet evropiane dhe FMN-në, si dhe në takim me autoritetet greke, em qëllim që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për zbatimin në afat më të mirë të marrëveshjes së arritur më 27 tetor në Bruksel.

Publikuar: 01.11.2011 | 21:41
Lexuar: 468 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime