E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në mbledhje do të marrin pjesë deputetë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe europarlamentarë, anëtarë të Komitetit të përzier parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian
Mbledhje e Komitetit tė pėrzier parlamentar - Republika e Maqedonisė dhe BE-ja
Komiteti i përzier parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe BE-ja nesër dhe pasnesër në Shkup do ta mbajë mbledhjen e 9-të.

Në mbledhje do të marrin pjesë deputetë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe europarlamentarë, anëtarë të Komitetit të përzier parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian. Është paraparë fjalim të kenë edhe zëvendëskryeministrja për çështje evropiane, Teuta Arifi, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, ushtruesi i detyrës shef i delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë, Robert Lidl dhe raportuesi për Republikën e Maqedonisë nga Komisioni për punë të jashtme të Parlamentit Evropian, Robert Hovit.

Në mbledhje do të shqyrtohen shumë çështje lidhur me marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, siç janë: shënimi i 10-vjetorit të miratimit të Marrëveshjes së Ohrit në kontekst të diversitetit kulturor në Republikën e Maqedonisë, reformat në administratën publike, gjyqësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe gjendja aktuale me liberalizimin e vizave, shoqërinë qytetare dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e vendimarrjes, lirinë e shprehjes dhe të mediave, gjendjen ekonomike, krizën në Eurozonë dhe efektet mbi Maqedoninë, si dhe për korridoret transportuese në vend dhe shfrytëzimin e mjeteve nga fondet evropiane për realizimin e tyre.

Në fund të kësaj mbledhje pritet të shqyrtohen edhe rekomandimet përfundimtare të miratuara

Publikuar: 02.11.2011 | 12:56
Lexuar: 332 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime