E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mbrojtja e Mjedisit Jetësor dhe kursimi i resurseve, potencoi, luajnë rol të rëndësishëm në rritjen e konkurrencës të kompanive dhe tregjeve të vendit dhe ndërkombëtare. Ministri përmendi se investimet në mjedisin jetësor i mundësojnë çdo kompanie t'i përmisojë reformimet e saj ekologjike dhe performansat energjetike.
Forum industrial pėr parandalimin dhe kontrollimin e ndotjes sė mjedisit jetėsor






Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi sot hapi forumin industrial me temë "Financimi i planeve operative për parandalimin dhe kontroll të integruar të ndotjes".

Forumi, organizuar nga Ministria e resorit, Oda ekonomike e Maqedonisë, i ndihmuar nga qendra për ndryshime klimatike "Nort Enerxhi" nga Qeveria dhe Mbretëria norvegjeze në suaza të projektit për përforcimin e kapacitetit të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për kontroll të integruar të ndotjes dhe menaxhimin me mbeturinat e rrezikshme, ka për qëllim t'u ndihmoj firmave që t'i zbatojnë dispozitat në këtë pjesë si të menaxhojnë me mbeturinat dhe si të financohet i gjithë procesi.

"Dëshiroj ta theksoj rëndësinë për zgjidhje efikase dhe të suksesshme të problemit nga mjedisi jetësor të cilat paraqiten gjatë realizimit të aktiviteteve të përditshme në sektorin industrial. Politika dhe kujdesi për mjedisin është bartëse në modernizimin industrial, si në nivel të kompanisë, ashtu edhe në nivel kombëtar, veçanërisht për shkak të faktit që kjo politikë angazhohet për qasje të integruar që inkuadron edhe zgjidhjen e problemeve lidhur me energjetike, resurset e disponueshme, transportin, tregtinë dhe financimin" tha Ademi.
Forum industrial për parandalimin dhe kontrollimin e ndotjes së mjedisit jetësor

Mbrojtja e Mjedisit Jetësor dhe kursimi i resurseve, potencoi, luajnë rol të rëndësishëm në rritjen e konkurrencës të kompanive dhe tregjeve të vendit dhe ndërkombëtare. Ministri përmendi se investimet në mjedisin jetësor i mundësojnë çdo kompanie t'i përmisojë reformimet e saj ekologjike dhe performansat energjetike.

"Qeveria e përmes Ministrisë bën përpjekje të rëndësishme me qëllim të zhvillimit të politikave të cilat mbështesin zhvillimin e projekteve për përparimin e mjedisit jetësor dhe harmonizim të plotë të rregullores evropiane. Kuptohet, janë të nevojshme shumë përpjekje, veçanërisht kur bëhet fjalë për zhvillimin e procedurave zhvillimore të cilat do t'i shërbejnë sektorit industrial në punë e përditshme dhe përballjen me problemet " shtoi Ademi.

Ambasadori norvegjez Kejtill Paulsen theksoi se vendi i tij ende nga fillimi e ka mbështetur projektin e Ministrisë për menaxhimin me mbeturinat e rrezikshme.

"Industri më të pastër dhe emisione më të vogla të gazeve të padëshiruara janë qëllimi i këtij projekti, sepse e di se këto pika do të inkuadrohen në negociatat mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian. Edhe pse Norvegjia nuk është vende anëtare e Unionit, seriozisht e marrim rëndësinë e implementimin e këtyre pikave dhe në këtë mënyrë të dy vendet gjenden në "barkën e njëjtë", shtoi Paulsen.

Gjatë forumit u debatua si t’i ndihmohet industrisë të gjejë zgjidhje për financimin e aktiviteteve nga planet operative me qëllim të parandalohet apo ulet ndotja. U përfshinë edhe masat për gjetjen e masave të linjave kreditore të cilat i ofrojnë bankat me qëllim të uljes apo parandalimit të ndotjes.
Forum industrial për parandalimin dhe kontrollimin e ndotjes së mjedisit jetësor
Forum industrial për parandalimin dhe kontrollimin e ndotjes së mjedisit jetësor

Publikuar: 02.11.2011 | 15:25
Lexuar: 1367 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime