E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai theksoi se ka pasur takim edhe me ekspertin kroat Goran graniq nga Instituti "Hërvoe Pozhar" për projektin lugina e Vardarit, i cili i ka transmetuar se duhet të përgatitet fizibiliti studim që saktësisht të konfirmohen të gjitha karakteristika e projektit.
Saraēini pret qė pas 15 dhjetorit tė fillojė procedura pėr ndėrtimin e Ēebrenit dhe Galishtes








Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini sot deklaroi se pret që së shpejti të fillojë procedura për ndërtimin e hidrocentraleve të mëdha Çebren dhe Galishte.

"Besoj se afati i prolonguar deri më 15 dhjetor për aplikime në thirrjen publike për ndërtimin e tyre do të jetë edhe përfundimtar dhe se do të përfundojmë me projektin famoz i cili daton prej para 40 viteve. Afati u prolongua me kërkesë të aplikantëve potencialë që të përgadisin ofertë më cilësore. Kemi indikacione se ka të interesuar dhe presim deri më 15 dhjetor që ky projekt i madh të zgjidhet", deklaroi Saraçini në pauzën e Punëtorisë për analizë të plitikës energjetik dhe planifikim në Maqedoni, të organizuar nga USAID-i.

Ai theksoi se ka pasur takim edhe me ekspertin kroat Goran graniq nga Instituti "Hërvoe Pozhar" për projektin lugina e Vardarit, i cili i ka transmetuar se duhet të përgatitet fizibiliti studim që saktësisht të konfirmohen të gjitha karakteristika e projektit. pastaj të përpunohet fizibiliti studim dhe në fund Qeveria t'i definojë hapat konkret që do t'i ndërmerrte me kinezët me të cilët është nënshkruar Memorandum për bashkëpunim për luginën e Vardarit.

Akademiku Grigor Kanevçe konsideron se afatet të theksuara në strategjinë për energjetikë pët ndërtim të objekteve strategjike mund të realizohet në kornizat e dhëna të cilat lejojnë prolongim të ndërtimit për një ose dy vite, por jo më shumë. Sipas tij, deri në vitin 2030 Maqedonia nuk do të mund të ndërtojë central bërthamor madje edhe nëse menjëher fillon me përgatitje intensive.

"Maqedonia duhet t'i rrisë investimet në energjetikë dhe në kohë të fillohen dhe përfundohen të gjitha aktivitetet e parapara me Strategjinë në pajtim me planin kohor. Nuk mund të presë që të mos investojë në sektorin energjetik, ndërsa çmimi i energjisë të bie. Përkundrazi duhet të investohet që çmimi të bie, ndërsa kompanitë që të investojnë duhet të kenë çmim real për energjinë", deklaroi akademiku Kanevçe.

Në Punëtorinë e sotme u prezantuan një pjesë e rezultateve të fituara me përllogaritje të zbatuara me modelin MARKAL i cili në Maqedoni zhvillohet me ndihmën e USAID-it.

"Bëhet fjalë për vegël të fuqishme që mundëson realizimin e një numri të madh të analizave për zhvillime të mundshme të energjetikës në Maqedoni dhe për çmimin e skenareve të caktuara. Krahas kësaj, jep vlerësim për benefitet të cilët fitohen nga skenaret e dhëna siç janë shfrytëzimi më i madh i burimeve ripërtërirëse të energjisë, rritje të efikasitetit energjetik dhe ulje të emetimit të gazrave serrë në atmosferë me kënaqjen e nevojave nga të gjitha llojet e energjisë për periudhën e cila analizohet", shpjegoi akademiku Kanevçe.

Xhon Gerisen nga zyra për energjetikë dhe infrastrukturë e USAID-it në Uashington tha se qëllimi i punëtorisë së sotme është që të shqyrtohen rezultatet nga modelimi i cili është shfrytëzuar për analiza të shpenzimeve dhe dobive nga politikat energjetike të cilat për momentin ekziston në Maqedoni.

Në Maqedoni, shtoi, modelin e shfrytëzuam në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe ASHAM-in për analizim të strategjive për burime ripërtërirëse dhe për efikasitet energjetik.

Publikuar: 02.11.2011 | 14:28
Lexuar: 1097 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime