E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ekspertët presin nga fundi i verës Serbia të ndodhet në goditjen më të madhe të virusit H1N1 të gripit të ri të llojit A, thekson gazeta beogradase "Blic", duke shtuar se në vend tashmë kanë filluar përgatitjet për ballafaqim me përhapjen e mundshme masive të sëmundjes.
Goditja mė e madhe nga gripi A nga fundi i verės












Ekspertët presin nga fundi i verës Serbia të ndodhet në goditjen më të madhe të virusit H1N1 të gripit të ri të llojit A, thekson gazeta beogradase "Blic", duke shtuar se në vend tashmë kanë filluar përgatitjet për ballafaqim me përhapjen e mundshme masive të sëmundjes.

Sipas gazetës, në suaza të përgatitjeve, në çdo rajon serb do të sistemohen ekipe speciale të stërvitura të mjekëve të përgjithshëm të cilët do t'u ndihmojnë epidemiologëve.

Përfaqësuesi i Grupit punues për pandemi, Branisllav Tiodoroviq për gazetën thotë se mjekët në ekipet e veta do të angazhohen në baza vullnetare dhe se parashihet që ata të organizohen më brenda shtatorit.

"Për fat të mirë, kushtet e tanishme kohore nuk i përshtaten virusit të gripit. Atij lloji të virusit nuk i përshtatet ajri i lagësht me temperatura të larta. Në temperatura të larta virusi i gripit është joaktiv. Për momentin, më e rrezikuara është Australia, ku atje tani është dimër, ndërsa virusit të gripit të ri më së shumti i përshtatet temperatura rreth zeros", thotë Tiodoroviq.

Në Serbi deri më tani janë të regjistruar 15 raste të personave të infektuar me virusin e gripit A, një e treta prej të cilëve tashmë janë shëruar.

Tre rastet e fundit të të sëmurëve në Serbi janë regjistruar dje. Bëhet fjalë për një shtetas amerikan të moshës 73-vjeçare dhe për dy shtetas serbë të cilët kohë më parë erdhën nga SHBA-ja, përkatësisht Australia.

Publikuar: 02.07.2009 | 20:26
Lexuar: 559 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
vebi troshupa (19/11/2009 23:37:52) sa i perket gripit te derreave te na ne shtetin ton kosoven kem imyt qe nuk sdote merr masa te mdha se ne nuk e marrim apo nuk e perdorim mishin e tyre se jemi shumica muslimon me fe ;pa ofendime fet te tjera katolike ose ortodokso e.t.j......;

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime