Në kuadër të Ditës evropiane të sipërmarrësit, theksoi, është planifikuar organizim i më shumë ngjarjeve dhe seminarve, të cilat do të zhvillohen në Shkup, Manastir dhe Veles.
Hapet Java e sipërmarrësisë në Maqedoni
Shkup, 2 nëntor 2011 (MIA) - Në Maqedoni prej sot deri më datën 10-të të këtij muaji do të promovohen sipërmarrësia, kreativiteti, risitë, bashkëpunimi dhe investimi në njohuritë e të rinjve.
Këtë e mundësojnë "Dita evropiane e sipërmarrësit" dhe "Java e 3-të evropiane e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme 2011" në organizim të Biznes asociacionit evropian (BAE) dhe Ministrisë së Ekonomisë që sot zyrtarisht janë hapur. Dy ngjarjet organizohen paralelisht edhe në 37 vende evropiane nën patronazhin e Komisionit Evropian. Në suaza të tyre në disa ditët e ardhshme është planifikuar organizimi i më shumë ngjarjeve dhe punëtorive të cilat do të zhvillohen në Shkup, Manastir dhe Veles.
Drejtori ekzekutiv i BAE Dimitar Ristovski theksoi se Dita evropiane e sipërmarrësit është brend i cili siguron identitet të fuqishëm të ngjarjeve të shumta lokale të cilat çdo vit organizohen në qytetet evropiane.
"Ideja e tyre themelore është promovimi i vetëdijes për sipërmarrësi në nivel evropian. Dita evropiane e sipërmarrësit te ne është iniciuar me qëllim që t'i ndihmojë ekonomisë së Maqedonisë që me sukses të ballafaqohet me sfidat ekonomike të ditëve të sotme përmes potencimit të rëndësisë së implementimit të politikave proaktive për nxitjen e bizneseve të reja dhe zhvillimin e atyre ekzistuese", tha Ristovski.
Lukash Melka nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoni theksoi theksoi se Java Evropiane e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është komponentë kyçe e Strategjisë së BE-së për mbështetjen e ndërmarrjeve.
"Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë çelës i rimëkëmbjes ekonomike në Evropë. Për këtë arsye ato duhet vazhdimisht të inkurajohen dhe nxiten", tha Melka dhe përkujtoi për programet dhe grantet e BE-së të cilat ofrohen për ndërmarrjet e Maqedonisë.
Ministri i Ekonomisë Valon Sraçini theksoi se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë indi kryesor i ekonomisë së Maqedonisë.
"Në vitin 2010 në Maqedoni 61.000 apo 99 për qind e të gjitha ndërmarrjeve të regjistruara aktive bie te kompanitë e vogla dhe të mesme. Prandaj ato janë kreatorë të rëndësishëm të prodhimit shoqëror dhe absorbojnë pjesën më të madhe të fuqisë punëtore. Vitin e kaluar nga numri i përgjithshëm i të punësuarve madje 80 për qind janë angazhuar në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme", tha Saraçini dhe shtoi se zhvillimi i tyre si deri më tani do të jetë lartë në agjendën e Qeverisë.
Numri i madh i sipërmarrësve në Maqedoni, theksoi ai, ndoshta nuk do të thotë shumë për zhvillimin e ekonomisë tonë, por është tregues i qartë se një numër i madh i qytetarëve posedojnë vullnet dhe vendosshmëri që vetë ta thurin të ardhmen e tyre. Prandaj nxitja e sipërmarrësisë është e rëndësisë së veçantë, veçanërisht në mesin e gjeneratave të reja.
Ai përkujtoi për volitshmëritë të cilat i ofron Qeveria për sipërmarrësit si dhe të linjës kreditore nga Banka evropiane investuese (BEI) në shumë prej 150 milionë euro me normë të autorizuar të interesit prej 5,5 për qind nga të cilat 50 milionët e parë janë të miratuara nga BEO dhe do të jenë në funksion deri në fund të këtij viti përmes Bankës së Maqedonisë për mbështetjen e zhvillimit (BMMZH). Përmes BMMZH-së do të sigurohet edhe mbështetje financiare për kompanitë me orientim eksportues.
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Vlladimir Peshevski paralajmëroi se në katër vitet e ardhshme Qeveria planifikon të zbatojë edukim tatimor për ndërmarrjet e sapoformuara dhe programet për promovimin e eksportit dhe ndihmesën e sipërmarrësisë.
"Kompanive të cilat ka për qëllim të veprojnë në tregje të reja të huaja do t'u japim ndihmë financiare deri 5.000 euro me qëllim që të përpunohen studime për analizimin e tregut. Do të ketë edhe vauçerë për inovacione me të cilat do të stimulohen ndërmarrjet që të bashkëpunojnë me universitetet për transferimin e teknologjive më të reja në proceset e tyre teknologjike, si dhe grante për transferimin e teknologjive të reja në shumë prej 50.000 euro", tha Peshevski.
Në kuadër të hapjes së Ditës evropiane të sipërmarrësit dhe Javës Evropiane të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, Biznes asociacioni evropian për herë të parë e ndau çmimin "MK- Biznes lider". Çmimin për vitin 2011 e fitoi Zhivko Mukaetov, kryetar i KD-së dhe drejtor i përgjithshëm i Alkaloid SHA Shkup.