Në Hollivud kanë nisur të shpërndahet informacioni se një grua nga Kalifornia e njohur me emrin Mariah Yeater ka pretenduar se ka kryer seks me Bieber në ambientet pas skenës në një prej shfaqjeve të tij në Los Anxhelos.
Thashethemet nuk kursejnë as këngëtarin tanimë shumë të njohur Justin Bieber.
Në Hollivud kanë nisur të shpërndahet informacioni se një grua nga Kalifornia e njohur me emrin Mariah Yeater ka pretenduar se ka kryer seks me Bieber në ambientet pas skenës në një prej shfaqjeve të tij në Los Anxhelos.
Revistat amerikane citojnë 20 vjeçaren të thotë se pasi u pamë kishim secili një tërheqje fizike.
Nisëm të putheshim dhe më pas Justin më sugjeroi që të shkoja me të në një vend më privat. Unë rashë dakord dhe shkova në një hapësirë tjetër.
Më tha se dëshironte të bënte seks me mua dhe se kjo do të ishte hera e tij e parë.
Tanimë vajza pretendon se është shtatzënë dhe ka depozituar një shkresë në gjykatë ku kërkon të njihet atësia e fëmijës.