"Ajo që ishte dëshirë është që ky Festival ta pasurojë llojllojshmërinë e kënaqësisë teatrore në qytet. Na vjen mirë që i pesti vit me radhë kemi arritur të mbahjmë diçka, pasi tradita vështirë bëhet në këto kohëra, ku gjithçka ndryshohet", tha Velinov.
Me shfaqen "Rok end roll" të Teatrit kombëtar të Kosovës pasnesër në TPM do të fillojë edicioni i pestë i Festivalit ndërkombëtar teatror Skupi festival.
Seleksionuesi i Festivalit Senko Velinov në konferencën e sotme për shtyp tha se në Festivalin, i cili këtë vit mbahet nën moton "Të pëlcas", do të realizohen shfaqe alternative dhe mein strim.
"Ajo që ishte dëshirë është që ky Festival ta pasurojë llojllojshmërinë e kënaqësisë teatrore në qytet. Na vjen mirë që i pesti vit me radhë kemi arritur të mbahjmë diçka, pasi tradita vështirë bëhet në këto kohëra, ku gjithçka ndryshohet", tha Velinov.
"Përveç "Rok end roll" do të realizohen edhe shfaqet "Dhoma" e teatrove Xhulare dhe Stabile di inovacione nga Italia, "Vdekje" e Via negative nga Lubjana, "kalimi i vijës" i DAH teatrit nga Beogradi, "Kuintet-Rrëfimi për kthimin e pesë veprave" e Pera teatrit turk, "Çorkan" e Harisa Burina dhe Teatri popullor boshnjak Zenicë, "Dreamstories...a plus" e teatrit francez Leskalier.
Festivali do të mbyllet më 10 nëntor me shfaqen "Lolita Doli" e Teatrit popullor polak.
Në kuadër të Festivalit do të ndahet Gran pri çmimi për shfaqe më të mirë.