E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gazeta publikoi se Gjykanoviq e ka mbajtur këtë orë të shtunën e kaluar në konferencën zgjedhore në komitetin e qytetit të Partisë demokratike të socialistëve, ku ka folur në funksionin e liderit të partisë.
Ora e ish-kryeministrit tė Malit tė Zi kushton mbi 100.000 euro










Lideri i Partisë malazeze demokratike të socialistëve dhe ish-kryeministër Milo Gjykanoviq mban një orë me punim platini zviceran "Brege turbion", çmimi i së cilës arrin mbi 100.000 euro, shkruan gazeta e Podgoricës "Vijesti".

Gazeta publikoi se Gjykanoviq e ka mbajtur këtë orë të shtunën e kaluar në konferencën zgjedhore në komitetin e qytetit të Partisë demokratike të socialistëve, ku ka folur në funksionin e liderit të partisë.

Në përfaqësinë e Londrës të firmës zvicerane, në bazë të fotografive të shpallura në gazetë, kanë konfirmuar se kjo është një orë nga koleksioni i veçantë i orëve të punuara me dorë, të cilat kanë dy variante - nga ari i verdhë me çmim prej 94.574 euro dhe nga platini me çmim prej 106.076 euro.

Firma kumtoi se ora është rezistent ndaj ujit madje edhe në thellësi prej 30 metrave nën ujë, është përpunuar në Zvicër dhe në dyqanin e Londrës tani më ka shembuj nga ky koleksion.

"Vijesti" përkujtoi se marka e bart emrin e orëndreqësit Lui Brege, i cili në vitin 1975 e kishte menduar mekanizmin "turbion" i cili ndërtohet në orë për ta eliminuar ndikimin e gravitacionit ndaj precizitetit gjatë matjes së kohës.

Publikuar: 02.11.2011 | 17:11
Lexuar: 687 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime