Ai i bëri këto komente të mërkurën në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, me çrast ka thënë se Kosova i ka kryer të gjitha obligimet e veta në procesin e dialogut.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë të mërkurën se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta rrisin presionin ndaj Serbisë sa i përket dialogut dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani.
Ai i bëri këto komente të mërkurën në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, me çrast ka thënë se Kosova i ka kryer të gjitha obligimet e veta në procesin e dialogut.
Republika e Kosovës i ka kryer të gjitha obligimet e veta që i ka marrë në procesin e dialogut. Në këtë drejtim kemi filluar dhe kemi marrë gatishmëri për implementim pikë për pikë të gjithë asaj që kemi dhënë edhe garancia dhe tani mendoj që mbetet në duart e BE-së dhe SHBA-ve që të shohin mënyrën se si i zbaton Serbia marrëveshjet ku garantë janë ata, ka thënë Kuçi.
Ai ka theksuar se dialogu është rruga më e mirë edhe në situata të pazgjidhshme, por i mbetet BE-së dhe SHBA-së që Serbisë tia matë zbatimin e marrëveshjeve me rrugëtimin e tyre drejt BE-së.