E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ekipi i drejtuar nga Jupp Heynckes ka humbur vetëm në ndeshjen e parë të Bundesligës me rezultatin 0-1 (7 gusht, ndaj Borussia Monchengladbach) dhe që nga ajo ditë bavarezët kanë qenë të pandalshëm.
Bayern Munchen, ekipi i mrekullueshėm









Të dalësh me pikë nga stadiumi Allianz Arena është thuajse e pamundur. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për shënimin e golave në portën e mbrojtur nga Manuel Neuer.

Portieri i talentuar gjerman nuk pëson gol në ndeshjet brenda të Bayern Munchen që nga 7 gushti i këtij viti. Që nga ajo datë, bavarezët kanë shënuar 28 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë në fushën e tyre në të gjitha kompeticionet zyrtare.

Ekipi i drejtuar nga Jupp Heynckes ka humbur vetëm në ndeshjen e parë të Bundesligës me rezultatin 0-1 (7 gusht, ndaj Borussia Monchengladbach) dhe që nga ajo ditë bavarezët kanë qenë të pandalshëm.

Sulmi i drejtuar nga Mario Gomez ka shënuar 28 gola në 8 ndeshjet e fundit. Një mesatare rreth 4 gola për ndeshje ku viktimat e kësaj vale golash kanë qenë Freiburg (7 gola), Hamburg (5 gola), Hertha Berlin dhe Nurenberg (4 gola).

Në Allianz Arena është dorëzuar edhe ekipi dominues i kampionatit anglez, Manchester City. Ndeshja e Champions përfundoi 2-0 për gjermanët me një dopietë të Gomez, i cili në ndeshjet para publikut të tij ka shënuar 11 gola në 7 takime.

Sot, Bayern Munchen do të ndeshet me Napolin në Mynih, në ndeshjen e katërt të grupit A në Ligën e Kampioneve.

Publikuar: 03.11.2011 | 11:06
Lexuar: 433 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime