Ndërkohë që gjate ditës së sotme pritet një takim mes Presidentit amerikan Barak Obama dhe homologut të tij francez Nikolas Sarkozi ku do të diskutojnë për situatën e veshtirë ekonomike të eurozonës.
Liderët e Grupit 20 të vendeve me ekonomitë më të avancuara dhe ekonomive në zhvillim, mblidhen sot në Kanë të Francës për samitin dyditor, në të cilin do të diskutohet për krizën e borxheve në Evropë dhe për Greqinë. Takimi dy-ditor në Kanë të krerëve të qeverisë nga grupi i 20 ekonomive kryesore botërore, zyrtarisht fillon të enjten.
Ndërkohë që gjate ditës së sotme pritet një takim mes Presidentit amerikan Barak Obama dhe homologut të tij francez Nikolas Sarkozi ku do të diskutojnë për situatën e veshtirë ekonomike të eurozonës.
Obama, do të shpreh shqetësimet e Shteteve të Bashkuara për vendimin e Greqisë për mbajtjen e referendumit për pakon e ndihmës prej 130 miliardë euro nga Bashkimi Evropian, pasi kjo do ti kthej prapa përpjekjet e BE-së për ta frenuar krizën e borxheve.
Më herët kryeministri grek Jorgos Papandreu u thirr për bisedimet e krizës përpara takimit të G20 në Kanë për të shpjeguar vendimin e tij të papritur për të thirrur një referendum. Ky veprim shkaktoi trazira të tregut, dhe nuk ishte rënë dakord me udhëheqësit e tjerë europiane.