Udrea e veshur me një fustan të ngjeshur për trup e mjaft modern ka qenë në kopertinën e revistës së modës Tabu që i dedikohet kryesisht femrave të fuqishme.
Ka lloj lloj mënyrash për të fituar vota në zgjedhje ose së paku për të bërë gjithçka që ti fitosh. Një prej tyre e ka bërë edhe një ministre e kabinetit qeveritar të Rumanisë e quajtur Elena Udrea. Ajo pozoi në mënyra provokative në kopertinën e një reviste të njohur.
Udrea e veshur me një fustan të ngjeshur për trup e mjaft modern ka qenë në kopertinën e revistës së modës Tabu që i dedikohet kryesisht femrave të fuqishme.
Ministrja e turizmit duket se e ka gjetur veten mjaft të rehatshme duke realizuar një foto të tillë ekskluzive. Brenda revistës mund të shihet se 37 vjeçarja qëndron krah femrave të pushtetshme ndërsa politikania ka folur për eksperiencat e saj dhe ka postuar më pas fotot edhe në blogun personal.
I referohem atyre femrave ikonë që ndryshuan mënyrën se si bëhet politika në botë. Këto gra provuan se mund të jenë më të mira se sa meshkujt në atë detyrë që marrin përsipër.
Referuar kësaj logjike, do të më pëlqente që një parti e madhe politike në Rumani të propozojë e të inkurajojë femra të zgjuara e të bukura në funksionet më të rëndësishme të shtetit, shkruante ajo.