E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Botimi i saj u mbështetë nga kompania ONE e cila në bashkëpunim me Fondacionin nacional për transplantim filloi fushatën për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për dhurimin e organeve.
Fillon fushata pėr dhurimin e organeve








“Trupi në trupin e saj” është titulli i librit të shkrimtares kroate Sllavenka Drakuliq, vepër kjo që është frymëzuar nga rrëfimi i saj personal se si ka marrë veshkën nga dhuruesi i panjohur. Libri po promovohet në Maqedoni.

Botimi i saj u mbështetë nga kompania ONE e cila në bashkëpunim me Fondacionin nacional për transplantim filloi fushatën për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për dhurimin e organeve.

Drakuliq ndan përvojën e saj personale me opinionin dhe shpjegon sesi jeta e saj ishte shpëtuar nga një zemërgjerë i panjohur.

“Para 7 vitesh mora veshkën nga dhuruesja e gjallë, të cilën nuk e njihja. Shkurt, ata janë persona që mund t’i shikoni në 12 rrëfimet në librin tim. Ata janë persona që vijnë në spital dhe thonë unë, kam lexuar se kjo mund të bëhet dhe dëshiroj që dikujt t’ia dhuroj veshkën”, tha Sllavenka Drakuliq, autore e librit “Trupi në trupin e saj”.

Në Maqedoni, vetëdija qytetare për dhurimin e organeve është në nivel shumë të ulët.

“Qëllimi ynë është që përmes fillimit të kësaj fushate, qytetarët e Maqedonisë ta kuptojnë rëndësinë e dhurimit të organeve. ...sa e rëndësishme është kjo për atë që merr organin, sa jetë mund të shpëtojë ai”, deklaroi Viktor Donevski, drejtor për komunikim i ONE.

Ndërkaq, në Maqedoni, numri i të sëmurëve me dializë është rreth 1400 njerëz. Kurimi vetëm për 1 vit për një person kushton 15 mijë euro, ndërsa një operacion i veshkës ka po të njëjtin çmim.

Publikuar: 03.11.2011 | 17:41
Lexuar: 419 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime