Pasanikja dhe prezantuesja e disa emisioneve televizive për momentin po shikon që të finalizojë shkurorëzimin me burrin e saj, më të cilin ishte e martuar vetëm 73 ditë dhe jo më shumë.
Pasanikja Kim Kardashian është e detyruar që të kthejë dhuratat e saj të dasmës, që përfshin edhe ari me vlerë të lartë, pas shkurorëzimit tronditës me Kris Humphries.
Pasanikja dhe prezantuesja e disa emisioneve televizive për momentin po shikon që të finalizojë shkurorëzimin me burrin e saj, më të cilin ishte e martuar vetëm 73 ditë dhe jo më shumë.
Ndërkaq po mendon si tia kthejë dhuratat shokëve të shoqërisë së lartë.
Kim ka marrë shumë fustane dhurata, argjend dhe gjëra të tjera pak para dasmës dhe tani dëshiron që së paku ato tua kthejë atyre që e nderuan atë, ka treguar një burim i afërt me yllin.
Po ashtu, ajo dhe Kris kanë edhe disa gjëra për të përfunduar, apo më mirë të themi borxhe të dasmës. Do të jetë një gjë e rëndë që ata të dy të ndahen.
Ndryshe, Kim në orët e hershme të së martës ka mohuar po ashtu thashethemet se ajo është martuar vetëm sa për të bërë show dhe jo pse e ka dashuruar Krisin.