E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryeministri Sali Berisha konfirmoi sot se "PD synon dhe kërkon të bëjë koalicion paszgjedhor me forca politike", ndërkohë që sqaroi se "nuk mbështet krijimin e koalicioneve me bazë të gjerë".
PD, e hapur pėr koalicion paszgjedhor me forca politike










Kryeministri Sali Berisha konfirmoi sot se "PD synon dhe kërkon të bëjë koalicion paszgjedhor me forca politike", ndërkohë që sqaroi se "nuk mbështet krijimin e koalicioneve me bazë të gjerë".


Gjatë një konference për shtyp në selinë e PD-së, Kryeministri Berisha, njëkohësisht edhe Kryetar i Partisë Demokratike, ritheksoi se do të pranojë rezultatin zgjedhor që do të nxjerrë KQZ, cilido që të jetë ai, "por të dhënat flasin qartë se maxhoranca aktuale ka të gjithë numrat e nevojshëm".


Kryeministri veçoi këtu edhe vullnetin e shprehur nga deputeti i LSI-së, Dritan Prifti, për t'iu bashkuar koalicionit të djathtë, ndërsa theksoi se "ai po kërcënohet në mënyrën më të turpshme".


"Natyrisht nuk kam fituar aq sa do të doja, por deklarova se kam ndërmend të eci drejt koalicioneve dhe do të zgjeroj koalicionin, sepse këto janë rregullat e demokracisë. Ne jemi një vend demokratik dhe do të negociojmë koalicionin", u shpreh Kryeministri Berisha.


Sipas tij, "sovrani votoi dhe diktoi koalicionin dhe ne nuk mundet që për inat të sovranit të themi se do të shkojmë në zgjedhje". "Ne do të respektojmë këtë që na dha sovrani, do t'i themi faleminderit shumë dhe do të vazhdojmë më tutje", u shpreh Kryeministri Berisha.


Në këtë drejtim, Kryeministri theksoi se "PD synon dhe kërkon të bëjë koalicion me forca politike, por mirëpret edhe kontributet". "Nuk jam për një koalicion të gjerë, sepse koalicionet e gjera kërkohen atëherë kur nuk ka mundësi për koalicione të tjera. Ky është rregulli i demokracisë, kërkohet koalicion i gjerë kur koalicione të tjera nuk japin dot qeveri, por vendi ka koalicione të tjera, të cilat mund të japin qeveri dhe fare stabël", konfirmoi Kryeministri.

Publikuar: 02.07.2009 | 07:58
Lexuar: 377 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime