E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri Bejta e informoi Sekretarin Gjeneral z. Kiefer për hapat ë që ka ndërmarrë Maqedonia në këtë proces dhe sipas tij 1% nga bruto prodhimit vendor do të ngel në fokusin e tij si ministër që me qëllim regjionet të zhvillohen në mënyre të barabartë.
Ministri Bejta takohet me Sekretarin Gjeneral tė Kongresit tė autoriteteve lokale dhe regjionale tė Kėshillit tė Evropės Andreas Kiefer








Në vazhdën e takimeve të shumta që Ministri i Vetëqeverisjes Lokale z. Nevzat Bejta i cili merr pjesë në sesionin e 17-të të Këshillit të Evropës, që po mbahet me 3 dhe 4 nëntor në Kiev të Ukrainës ai realizoi takim me Sekretarin Gjeneral të Kongresit të autoriteteve lokale dhe regjionale të Këshillit të Evropës Andreas Kiefer.

Te dy bashkëbiseduesit e vlerësuan larte mbajtjen e kësaj konference e cila është një mundësi e mirë e këmbimit të përvojave dhe njohurive të ndërsjella.

Në këtë takim u diskutua për Ligjin për zhvillim të barabartë regjional në Republikën e Maqedonisë dhe mundësinë dhe iniciativën për ndarjen e 1% të bruto prodhimit te brendshëm për regjionet e planifikuara.

Ministri Bejta e informoi Sekretarin Gjeneral z. Kiefer për hapat ë që ka ndërmarrë Maqedonia në këtë proces dhe sipas tij 1% nga bruto prodhimit vendor do të ngel në fokusin e tij si ministër që me qëllim regjionet të zhvillohen në mënyre të barabartë.

Andreas Kiefer, potencoi se në kuadër të Këshillit të Evropës, ekziston organ i veçantë i cili çdo 5 vite i viziton shtetet për të përcjellur progresin në sferën e vetëqeverisjes lokale si dhe zhvillimit regjional.

Sekretari Gjeneral i Kongresit në Këshillin e Evropës z. Andreas Kiefer, planifikon që në të ardhme të afërt ta vizitoj Maqedoninë.

Publikuar: 04.11.2011 | 12:51
Lexuar: 404 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime