Ministri Saraçini do të ketë fjalim në sesionin plenar të samitit, ndërsa në margjinat do të realizojë takim me ministrin e Ekonomisë dhe Zhvillimit Rajonal të vendit-nikoqir, Nebojsha Qiriq dhe me kolegë të tjerë të vendeve - anëtare të IEQ-së të cilët marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe.
Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini sot merr pjesë në Samitin e Iniciativës së Evropës Qendrore (IEQ) në Beograd, i cili mbahet në kuadër të kryesimit serb me IEQ-në.
Nën titullin "Mendime të freskëta për ekonomi konkurrente në IEQ", në takim morën pjesë kryeministrat dhe ministrat e Ekonomisë ose përfaqësues të tyre të vendeve-anëtare të IEQ-së. Në kreun e agjendës është integrimi evropian, bashkëpunimi dhe konkurrenca e përmirësuar në rajonin e IEQ-së në kohën e krizës ekonomike.
Ministri Saraçini do të ketë fjalim në sesionin plenar të samitit, ndërsa në margjinat do të realizojë takim me ministrin e Ekonomisë dhe Zhvillimit Rajonal të vendit-nikoqir, Nebojsha Qiriq dhe me kolegë të tjerë të vendeve - anëtare të IEQ-së të cilët marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe.
"Samiti është mundësi e shkëlqyeshme për këmbim të qëndrimeve dhe bashkarisht t'i shqyrtojmë masat dhe iniciativat që të mbrohet ekonomia e vendeve të IEQ-së përmes qasjes së koordinuar rajonale", deklaroi Saraçini para fillimit të samitit.
Disa kryeministra, midis të cilëve ai rumun Emill Boc, ukrainas Mikolla Azarov dhe malazez Igor Llukshiq mbërritën në takim, si dhe kryetari i Këshillit të ministrave të BeH-së Nikolla Shpiriq dhe zëvendëskryeministrat e Shqipërisë dhe Polonisë marrin pjesë në këtë takim, si dhe përfaqësues të lartë të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe rajonale dhe institucione financiare si Banka Evropiane për Ripërtërirje dhe Zhvillim (BERZH), Banka Investuese Evropiane (BIE), Banka Botërore, Iniciativa e Adriatikut dhe Jonit (AII), Organizata për bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi (BSEC)dhe Këshilli për bashkëpunim rajonal (RSS), por edhe përfaqësues të Komisionit Evropian, e cila tradicionalisht është mysafir special në takimet e këtilla të mëdha të IEQ-së