E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Propozim-ligji për kuvendin e Maqedonisë kundërshtohet nga opozita shqiptare pasi me këtë sipas opozitës nuk parashihet përdorimi i drejt i gjuhës shqipe.
Opozita shqiptare kundėr propozim-ligjit pėr kuvendin











Propozim-ligji për kuvendin e Maqedonisë kundërshtohet nga opozita shqiptare pasi me këtë sipas opozitës nuk parashihet përdorimi i drejt i gjuhës shqipe. Përveç kësaj, ky propozim ligj ka shkaktuar polemika edhe mes vet partive opozitare për atë se cila prej tyre është më meritore për ngritjen e pakënaqësive.

“Propozimi ynë kryesor esencial që kishte të bëj me përdorimin e gjuhës nuk u pranua dhe ne nuk mund të përkrahim këtë ligj. Ne apelojmë deri te BDI të ndërroj pozicionet e veta të bëj një analizë dhe në momentin kur ne do të dorëzojmë amendamente për këtë çështje të na bashkëngjiten”, deklaroi Flora Kadriu, deputete e DR-së.

“Vërejtjet e PDSH që i kemi bërë publike lidhur me këtë ligj apo më saktësisht rreth përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në parlament janë prej më se 10 muajsh prej kur nuk ka ekzistuar ky grup i shantazhuar politik, të cilët veç më e vëreni se tendenca e tyre është vetëm që të diskreditojmë dhe degjenerojnë kërkesat reale të shqiptarëve”, tha Imer Aliu, deputet i PDSH-së.

Por nënkryetari i Kuvendit, Rafis Haliti tha se vërejtjet e opozitës janë të pabaza pasi opozita ndërhyrjet e tilla duhet t’i bëjnë ndaj ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“DR intervenimin duhet ta bëj te ligji për përdorimin e gjuhës shqipe e jo te ligji i kuvendit pasi ai amendament nuk e ka vendin në këtë ligj’, shtoi Haliti.

Propozim-ligji parasheh përfaqësimin e shqiptarëve në të gjitha nivelet dhe shërbimet parlamentare si dhe të transmetimin e emisione në gjuhën shqipe në kanalin televiziv të kuvendit.

Gjyltene Rexhallari

Publikuar: 02.07.2009 | 21:13
Lexuar: 430 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime