E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Eurodeparlamentari gjerman me prejardhje greke, i cili është bashkëkryesues i Komitetit të përzier parlamentar Maqedoni - BE, theksoi se vendi shënon përparim në të gjitha sferat, dikund më shumë, e dikund më pak, që është vërtetuar edhe në raportin e Komisionit Evropian.
Shacimarkakis foli nė gjuhėn maqedonase, pėr tė cilėn thotė se e flasin edhe shumė njerėz nė Greqi
Si anëtar i Parlamentit evropian më vjen mirë që jam këtu dhe që mund të them disa fjalë në gjuhën maqedonase. Jam këtu t'i ndihmoj vendit tuaj të inkuadrohet në BE. Kohëve të fundit pati sinjale nga Brukseli të cilat tregojnë për vështirësitë dhe e dënoj atë, sepse akoma besoj në pranim të shpejtë të vendit tuaj. Kam vetëm një qëllim t'i ndihmoj vendit tuaj që të inkuadrohet në BE në afat sa më të shkurtë, tha eurodeputeti Jorgo Shacimarkakis në konferencën e sotme për shtyp në Parlament, duke folur në gjuhën maqedonase.

Eurodeparlamentari gjerman me prejardhje greke, i cili është bashkëkryesues i Komitetit të përzier parlamentar Maqedoni - BE, theksoi se vendi shënon përparim në të gjitha sferat, dikund më shumë, e dikund më pak, që është vërtetuar edhe në raportin e Komisionit Evropian.

"Shikuar në përgjithësi, Raporti i KE-së, është pozitiv. Nëse shqyrtohen të gjitha kapitujt, do të shihet se gjithkund është arritur përparim, më i vogël në disa kapituj, më i madh në disa kapituj të tjerë, ndërsa ne jemi këtu për atë që ta mbajmë dhe t'ju ndihmojmë në atë", porositi Shacimarkakis.

Shacimarkakis tha se Komisionit Evropian do t'ia transmetojë rezolutën e Kuvendit të Maqedonisë në të cilën më ashpër protestohet për shkak të mospërdorimit të mbiemrit "maqedonase" në tre raportet e fundit të Komisionit dhe se shpreson që kjo të korrigjohet në raportin e ardhshëm.

"Në Komitetin e përzier bashkarisht e mbështesim amndamentin në të cilin thuhet se notohet Rezoluta e Kuvendit për mungesën e termit "Maqedonase" në Raportin për përparim nga KE-ja. Deri në vitin 2009 shfrytëzohej kjo prapashtesë, ndërsa në tre raportet e fundit nuk ishte. Kërkuam nga Komisioni dhe presim se do ta notojë perceptimin negativ dhe përjetimin e qytetarëve tanë dhe se atë do ta marrë parasysh gjatë përgatitjes së raportit për vitin e ardhshëm", tha Shacimarkakis.

Në tkaim është bërë fjalë edhe për Marrëveshjen e Ohrit, zbatimin e saj, për diversitetin kulturor, për reformat e administratës dhe posaçërisht për luftën kundër korrupsionit, prë shoqërinë civile dhe lirinë e mediumeve, si dhe për krizën ekonomike në eurozonë që ndikon ndaj tërë Ballkanit Perëndimor, posaçërisht për shkak të situatave në Greqi. Është bërë fjalë edhe për korridoret transportuese dhe për fondet evropiane dhe si ato përdoren.

Në takimine djeshëm me kryeministrin Gruevski, theksoi Shacimarkakis, ia ka uruar 20-vjetorin e pavarësisë dhe për 10-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, por edhe për faktin që nuk ka vend tjetër kandidate apo anëtare të BE-së e cila ka aq mbështetje të fuqishme për Unionin nga madje 90 për qind.

I pyetur se vallë do të ketë pasoja fjalimi i tij në gjuhën maqedonase në Greqi, ai tha se nuk frikësohet nga kjo për shkak se shumë njerëz në Greqi flasin gjuhën maqedonase dhe nuk kanë kurrfarë probleme. Probleme shumë më të mëdha, theksoi, "pres në Bullgari sepse shqiptimi im mund të ngjajë në gjuhën bullgare".

"Në Greqi ka shumë njerëz të cilët flasin gjuhën maqedonase dhe të cilëve u pëlqen gjuha maqedonase dhe nuk kanë kurfarë problemi me gjuhën dhe e quajnë maqedonase. Mund t'ju përkujtoj se njëri nga ish-ministrat e punëve të jashtme e dha atë propozim që të quhet "maqedonase".

Për situatën në Greqi theksoi se i duket sikur është kaotike, ndërsa në pyetjen nëse do të kandidohet nëse ka zgjedhje të reja parlamentare në shtetin grek, u përgjigj se tani për tani do të mbetet aty ku është.

"Nuk është hera e parë në historinë greke të mos e dimë se si do të zhvillohen punët, patëm situastë të ngjashme edhe në vitin 1974. Sonte do të ketë votim për besim të Qeverisë së Papandreut dhe madje edhe po ta fitojë besimin do të emërojë kryeminsitër tjetër i cili do ta kryesojë qeverinë kalimtare që do të jetë në pushtet katër deri gjashtë muaj, në mënyrë që të fillojë ta zbatojë programin i cili ishte aprovuar në takimine fundit të BE-së", tha Shacimarkakis. Pasojat për Maqedoninë nga ajo që po ndodh në Greqi, theksoi, do të ndikojnë posaçërisht në sektorin bankar, por nuk parasheh bankrot të bankave greke.

"Bankat e juaja sistematike janë në masë të madhe të lidhura me ato greke. Programi për shpëtim, posaçërisht falja e borxhit parasheh 50 për qind falje të borxhit nga të gjitha bankat në mënyrë vullnetare. Për bankat greke kjo do të thotë se do të duhet rikapitulim prej 30 miliardë eurove. Nëse bankat greke bankrotojnë dhe nëse njerëzit shpejtojnë t'i marrin paratë nga bankat, mund të shihni se çka do të thotë ajo për vendin tuaj", tha Shacimarkakis.

Në nivel politik pasojat do të jenë se Demokracia e Re nën udhëheqjen e Andonis Samaras do të jetë pjesë e qeverisë së re greke, apo do ta kryesojë atë.

"Samaras e njihni mirë si njeri i cili ishte mjaft me ndikim në nisjen e kontestit me emrin. Gjithsesi, ai nuk do të niset në ndryshime të marrëdhënieve të të dy vendeve. Nuk mund të parashoh se çka do të ndodhë më pas, por ju bind se Greqia do të kuptojë se kriza ekonomike nuk mund të jetë çdoherë arsyetim për të mos u zgjidhur çështjet që i prekin marrëdhëniet ndërmjet fqinjëve. Pres që qeveria e ardhshme greke, pas zgjedhjeve të reja, të miratojë qasje të ndryshme ndaj tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Për luftën kundër korrupsionit, Shacimarkakis tha se konsideron se korrupsioni nuk është çdoherë çështje teknike, por se më shpesh bëhet fjalë për mentalitetin.

"Konsideroj se në bisedimet tona pamë se nga njëra anë Qeveria kontribuon për uljen e korrupsionit, por se ka edhe ndryshim të mentalitetit. Nga përvoja e Greqisë e di se duhet kohë për atë", theksoi Shacimarkakis.

Bashkëkryesuesi nga ana e Maqedonisë, Kenan Hasipi theksoi se gjatë këtyre dy ditëve kanë treguar shkallë të lartë të respektimit të ndërsjelltë, tolerancë dhe gatioshmëri për gjetjen e zgjidhjeve kompromise.

"Negociatat ishin të ngurta, por arritëm ta ruajmë nivelin e profesionalitetit dhe arritëm të harmonizohemi për pothuajse të gjitha pikat. Jam jashtëzakonisht i kënaqur që gjetëm fuqi se si dy delegacionet të themi se na vjen keq për lënien anash të prapashtesës "maqedonase" nga tre raportet dhe të themi se në të ardhmen presim të KE-ja në raportet e veta t'i kthehet metodologjisë që e zbatonte deri në vitin 2009", tha Hasipi.

Të folurit e Shacimarkakis në gjuhën maqedonase, theksoi, ishte porosi e fuqishme se ka respekt ndaj gjuhës dhe identitetit të kombit të Maqedonisë.

"Gjatë këtyre dy ditëve shqyrtuam shumë tema dhe kë,mbyem shumë mendime , pothuajse për të gjitha aspektet në marrëdhëniet ndërmjet Republikës ë Maqedonisë dhe Bashkimit EVropian", tha Hasipi.

Ai theksoi se posaçërisht është biseduar për lirinë e mediumeve, për reformat e administratës publike dhe të gjyqësisë, si dhe për nevojën e investimit në infrastrukturë dhe në ndërtimin e korridoreve

Publikuar: 04.11.2011 | 14:22
Lexuar: 438 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime