E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga viti 2001, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, tashmë vite në Republikën e Maqedonisë realizohet reforma dinamike dhe e ndërlikuar e vetëqeverisjes lokale. Në qendër të vëmendjes është decentralizimi i pushtetit.
Fjalimi i Ministrit Bejta nė Sesionin e 17-tė tė Kėshillit tė Evropės nė Kiev




Ministri i Vetëqeverisjes Lokale z. Nevzat Bejta, morri pjesë në Sesionin e 17-të Këshillit të Evropës që u mbajt me 3 dhe 4 nëntor në Kiev të Ukrainës. Konferenca u mbajt në kuadër të Kryesisë Ukrainase të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës (maj - nëntor 2011). Qëllimi kryesor i konferencës është të marrë në shqyrtim çështjet më të rëndësishme politike në fushën e demokracisë lokale dhe rajonale: Ndikimi i krizës ekonomike në qeverisjen lokale dhe rajonale dhe politikat për t'u marrë me krizën, sigurimin, përmirësimin dhe trajtimin afat-gjatë sfidave shoqërore, respektimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut në nivel lokal dhe rajonal; roli i pushtetit qendror në mënjanimin e pengesave për bashkëpunimin ndërkufitar. Për më tepër, në kontekstin e reformës së Këshillit të Evropës, ministrat do të shqyrtojnë bashkëpunimin ndërqeveritar në të ardhmen për demokracinë lokale dhe rajonale. Ministri Nevzat Bejta mbajti fjalim në këtë konferencë dhe foli për sfidat e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Fjalimi ministrit Nevzat Bejta- Integrale

Me kënaqësi të veçantë marr pjesë në këtë mbledhje të Këshillit të Evropës, sepse para ministrave kompetentë në rend dite janë disa pyetje aktuale, të cilat janë sfidë edhe për vetëqeverisjen lokale në Republikën e Maqedonisë.
Fjalimi i Ministrit Bejta në Sesionin e 17-të të Këshillit të Evropës në Kiev

Nga viti 2001, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, tashmë vite në Republikën e Maqedonisë realizohet reforma dinamike dhe e ndërlikuar e vetëqeverisjes lokale. Në qendër të vëmendjes është decentralizimi i pushtetit. Pas një dekade, lirisht mund të thuhet se kemi sistem të decentralizuar të vetëqeverisjes lokale. Komunat kanë kompetenca të mëdha në 11-të lëmi, ndër të cilat në arsim, urbanizëm, mbrojtja e ambientit jetësor, zhvillimi ekonomik lokal, mbrojtja sociale, kultura, mbrojtja kundër zjarrit dhe të tjera.

Në përgjithësi shumë shërbime përmbajtjesore qytetarët i fitojnë në nivel lokal. Vetëqeverisjet Lokale kanë kompetenca të mëdha, por resurse të kufizuara.

Republika e Maqedonisë zhvillon praktikë të mirë të bashkëpunimit ndërkomunal. Gati 80% nga komunat kanë nënshkruar kontratë për bashkëpunim ndërkomunal me komuna tjera për realizim të përbashkët të kompetencave të caktuara. Qëllimi është të sigurohen shërbime kualitative në mënyrë me efikase dhe më ekonomike.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ka përgatitur Program të ri për realizimin e decentralizimit dhe prioritetet e kësaj Qeverie janë të orientuara kah vendosja e sistemit për financim të njësive të vetëqeverisjes lokale e cila do të jetë e qëndrueshme, stabile dhe që do të siguroj kualitet të njëjtë të shërbimeve publike për të gjithë qytetarët pa dallim të vendbanimit.
Fjalimi i Ministrit Bejta në Sesionin e 17-të të Këshillit të Evropës në Kiev

Ministria me të cilën unë udhëheq është përgjegjëse edhe për bashkëpunimin ndërkufitar. Ajo realizohet përmes projekteve me vendet fqinje të cilat financohen nga Programi IPA për bashkëpunim ndërkufitar. Me gjithë efektet konkrete që i jep ky program për popullatën lokale, ky Program për neve është shumë i rëndësishëm edhe për aspektin e mësimit të procedurave evropiane për shfrytëzim të mjeteve nga fondet Evropiane.

Në fund dua të përshëndes Deklaratën e propozuar dhe shpreh kënaqësinë time për çështjet për të cilat bëhet fjalë. Shpresoj që drejtimet nga kjo Konferencë do të na ndihmojnë të gjithë neve, që bashkërisht më lehtë t’i zgjidhim sfidat me të cilat po ballafaqohen qeverisjet lokale dhe qendrore.
Fjalimi i Ministrit Bejta në Sesionin e 17-të të Këshillit të Evropës në Kiev

Publikuar: 04.11.2011 | 16:29
Lexuar: 491 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime