E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përpos emrave eminentë me famë ndërkombëtare, nga kjo lëmi, nga USHT-ja mori pjesë edhe dr. sc. Raman Ismaili, bashkautor me prof. dr. Mitre Avramoskin nga Fakulteti i Turizmit dhe Hotelerisë në Ohër, me temë: ,,Hotelet e Republikës së Maqedonisë në rrethana të mjedisit të ndryshueshëm”.
USHT nė Konferencėn e XI ndėrkombėtare nė Ohėr



Javën e kaluar, në Ohër u mbajt Konferenca e XI ndërkombëtare - Sektori i shërbimeve në rrethanat e mjedisit të ndryshueshëm. Kjo konferencë u organizua nga Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit” - Fakulteti i Turizmit në Ohër.

Midis tjerash, në këtë konferencë u debatua për tema të larmishme që përkojnë me prurjet më të reja dhe të avancuara në sektorin e shërbimeve, përkatësisht turizmit ndërkombëtar.

Përpos emrave eminentë me famë ndërkombëtare, nga kjo lëmi, nga USHT-ja mori pjesë edhe dr. sc. Raman Ismaili, bashkautor me prof. dr. Mitre Avramoskin nga Fakulteti i Turizmit dhe Hotelerisë në Ohër, me temë: ,,Hotelet e Republikës së Maqedonisë në rrethana të mjedisit të ndryshueshëm”.

Tema në fjalë zgjoi interesim të jashtëzakonshëm te të pranishmit, ngase u trajtua industria hoteliere si një nga segmentet më me rëndësi për zhvillimin e turizmit.

Mendimi shkencor i përfshirë në këtë temë nxori në pah mundësitë e brendshme të ndërmarrjeve hoteliere të Republikës së Maqedonisë dhe balancimin e tyre me faktorët që ndikojnë si mjedis i jashtëm. Zhvillimi veprimtarisë hoteliere në Republikën e Maqedonisë u trajtua në dy periudha themelore, edhe atë: deri në tranzicion dhe pas tij.

Punimi shkencor, i bazuar në të dhënat empirike në nivel republikan, qartë determinoi kahet mbi të cilat duhet të zhvillohet ky aktivitet.
Gjithashtu, në këtë konferencë ndërkombëtare, prof. dr. Mitre Avramoski dhe dr. Raman Ismaili u paraqitën me temën e dytë shkencore: ”Oferta turistike jashtë pansionale si komponentë e avantazhit konkurrues në rrethana të mjedisit të ndryshueshëm”.

Edhe kjo temë shkencore u mirëprit nga pjesëmarrësit e konferencës ngase trajtoi çështjet e shërbimeve jashtë pansionale, me theks të veçantë për zhvillimin empirik të rajonit turistik të Ohrit.

Publikuar: 04.11.2011 | 15:32
Lexuar: 579 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime