Ndërkohë Murat Jashari u shpreh se shqiptarët mund të jenë një faktorë stabiliteti për të ardhmen. Ai madje tha se shqiptarët kanë kapacitet dhe mundësi që të japim shembull të mirë për ndërtimin e Ballkanit perëndimorë.
E respektojmë të kaluarën, për të ndërtuar të ardhmen. Kështu u shpreh Murat Jashari, gjatë pritjes së që i bëri sot ministrit të mbrojtjes të Maqedonisë Fatmir Besimi në vizitën e parë zyrtare në Kosovë. Ministri Besimi me këtë rast ka vizituar varrin e komandantin legjendar të UCK-së, Adem Jashari.
Erdha të vizitoj edhe familjen Jashari dhe të nderoj heroin legjendar Adem Jashari të shoh vendet në viset ku ka qenë ajo qëndresë e popullit shqiptar këtu në Kosovë e cila solli lirin e shqiptarëve në Kosovë dhe një shembull i rëndësishëm për rajonin se çfarë do të thotë liria dhe zëri I guximit për një të ardhme më të mirë, për paqen të cilën ne sot mundohemi që përmes proceseve euro atlantike integruese të sigurojmë një paqe të qëndrueshme, që këto sakrifica dhe vepra heroike të popullit tonë të gjejnë vendin e vet që gjeneratave të reja tu sigurojmë një jetë më të mirë dhe atyre që lindin sot, fëmijët, rinia të kenë mundësi më të mira që të jenë të barabartë me gjithë popujt e botës, deklaroi Fatmir Besimi, ministër i mbrojtjes i Maqedonisë.
Ndërkohë Murat Jashari u shpreh se shqiptarët mund të jenë një faktorë stabiliteti për të ardhmen. Ai madje tha se shqiptarët kanë kapacitet dhe mundësi që të japim shembull të mirë për ndërtimin e Ballkanit perëndimorë.
Nëse e shohim sot gjendjen e shqiptarëve gjithandej nga janë trojet shqiptare mund të krenohemi me paraardhësit tonë, të gjithë ata nëpër dekada e shekuj që sakrifikuan. Sepse ne i dëshmuam botës e çdo kujt tjetër se populli shqiptarë nuk është popull gjenocidial, nuk është popull kriminel, nuk është popull që lufton me bindjen ose me dëshirën për të uzurpuar tokat e të tjerëve por vetëm e vetëm për ta marrë atë që është madje edhe natyrore që është edhe hyjnore, që çdo njeri lind për të jetuar i lirë. Dhe të gjithë shqiptarët nëpër dekada dhe shekuj nuk luftuan sepse kishin dëshirë për të sakrifikuar vetveten dhe familjet e tyre, tha Murat Jashari.
Sipas Jasharit luftëra e fundit që u zhvilluan dëshmuan se shqiptarët janë popull paqedashës dhe kur të preket paqja e tyre dhe liria e tyre janë në gjendje që të sakrifikojnë.
Bedri Rexhallari, Alsat-M