Qeveria e Maqedonisë të dielën pasdite në mënyrë më të "ashpër dhe kategorike" demantoi ekzistimin e "planit të fshehtë" dhe "bashkëpunimit të fshehtë" me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), lidhur me emrin.
Shkas është shkrimi i gazetës greke "Etnos", që e transmetoi agjencia e lajmeve Makfaks, ndërsa e publikuan më shumë mediume elektronike.
Demanti është i pabazë, meqë në tekstin që e transmetoi agjencia askund nuk përmendet Qeveria. Tejet e pazakonshme është që të demantohet ajo që nuk është shkruar.
Në fakt, "Etnos" me qëllim po tenton ta lëkundë pozicionin e SHBA-ve lidhur me emrin, por edhe t`i "dërgojë porosi" ambasadorit të ri emërin e të cilit Greqia e bllokonte një kohë të gjatë. Pyetja e vërtetë është se si një dokument i fshehtë nga korrespodenca diplomatike prej verës është hasur në faqet e gazetës greke.
Paralelisht me demantin Qeveria "apelon" që në të ardhmen të gjitha informatat e këtilla "të kontrollohen në institucionet e sistemit". Ky është paralajmërim për vendosjen e cenzurës. Duhet theksuar se institucionet e sistemit që duhet t`i lajmërojnë qëndrimet zyrtare, sipas rregullës, janë të paarritshme për gazetarët.
/Makfaks/