E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Propozimi i fundit i biznes bashkësisë ka mundësi për realizim, pa u rrezikuar makroekonomia e vendit, deklaroi sot ministri resor Fatmir Besimi, duke komentuar kërkesën e afaristëve për sigurimin e një miliardë euro kapital të freskët.
Besimi: Ka mundėsi pėr realizimin e propozimeve nga biznes bashkėsia










Propozimi i fundit i biznes bashkësisë ka mundësi për realizim, pa u rrezikuar makroekonomia e vendit, deklaroi sot ministri resor Fatmir Besimi, duke komentuar kërkesën e afaristëve për sigurimin e një miliardë euro kapital të freskët.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me Agjencinë austriake për zhvillim, Besimi theksoi se edhe në biznes pakon e tretë qeveritare të masave kundër krizës ekonomike botërore, një nga elementet është edhe ribalanci i Buxhetit.

"Nëse paraqitet nevoja për ribalanc, ministri i financave Trajko Sllaveski do ta informojë Qeverinë", tha Besimi.

Në pyetjen nëse do të ketë negociata me EVN-në dhe mundësi për zgjidhje me kompromis, ministri theksoi se Qeveria e Maqedonisë e informon Bashkësinë energjetike për ankesat e ngritura nga ana e EVN-së dhe ky proces vijon.

Sipas Besimit, mund të jetë në favor dhe të merret parasysh vlerësimi i disa investuesve të huaj se biznes klima në vend nuk kënaq.

"Në aspektin ekonomik, seriozisht jam i interesuar të krijojmë klimë të mirë ekonomike, e cila do të ndihmojë për realizimin e përpjekjeve tona të deritanishme për promovimin e Maqedonisë", theksoi ministri Fatmir Besimi.

Publikuar: 02.07.2009 | 21:59
Lexuar: 672 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime