Jam bërë e suksesshme dhe e pasur në Turqi, por synoj Hollywood -in
Almeda Abazi, ish-missi që ka gjetur parajsën në Turqi
Është vendosur së bashku me të ëmën prej tri vitesh në Stamboll të Turqisë dhe atje po shijon suksesin e një personazhi shumë të famshëm në ekranet turke. Almeda Abazi, fituese e disa kurorave të bukurisë, nuk e pa të udhës që në Shqipëri të realizojë ëndrrën e saj që të bëhet e famshme. Përfundimisht vendosëm të shpërnguleshim në Turqi, ku mamaja ime Albana drejtonte një biznes turistik të sajin atje.
Ndërkohë, nga njohjet e mamit atje ishte përhapur lajmi që vajza e saj tashme ishte fituese e Miss Globit dhe menjëherë ofertat kishin filluar ti vinin në tavolinë, por ajo që ne menduam ishte më kryesorja, fillimisht ishte gjetja e një menaxheri të aftë, gjë që ndodhi menjëherë dhe ndërkohë u krijua një ekip prej 5 vetash, që sot e kësaj dite punojnë natë e ditë me mua dhe ekipi drejtohet nga mamaja ime, tha Almeda.