Ajo njoftoi se me dhënien e targave të reja nuk do të ketë ngarkesa plotësuese financiare për qytetarët, për shkak se nuk ka ndonjë detyrim që duhet të ndërruar targat e vjetra.
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofto sot se nga fillimi i vitit të ri 2012 do të fillojë të aplikohen targat e reja të automjeteve.
Kjo u paralajmërua nga ministrja e brendshme maqedonase, Gordana Jankullovska, e cila njoftoi se targat e reja do të fillojnë të jepen nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe se tashmë është pranë fundit realizimi i tenderit.
Ajo njoftoi se me dhënien e targave të reja nuk do të ketë ngarkesa plotësuese financiare për qytetarët, për shkak se nuk ka ndonjë detyrim që duhet të ndërruar targat e vjetra.
Qëllimi ynë është që qytetarët të mos ngarkohen me harxhime plotësuese. Qytetarët mund të përdorin targat e vjetra deri sa skadon afati i tyre. Por, kjo do të vlejë për të gjithë ata që regjistrojnë makina të reja, deklaroi Jankullovska.
Sipas saj, targat e reja do të jenë të sigurisë dhe cilësisë më të lartë dhe do të jenë të ngjashme me ato të vendeve të BE-së.