E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

66-vjeçari tregon të vërtetat lakuriqe për këngën, drogën, alkoolin dhe femrat e jetës së tij. Ja rrëfimi pa komplekse për një jetë mes talentit, dashurisë dhe dhimbjes.
Eric Clapton: Jeta e trazuar e njė artisti tė pavdekshėm




Edhe pse 66-vjeçar, energjia e tij krahasohet ndjeshëm me atë të një 30-vjeçari. I madhi Eric Clapton do të ngelet gjithmonë i tillë. Thjesht një mit, një artist i pavdekshëm në mendjen e gjithsecilit prej nesh. Por kur e pyet për ngjarjet më të rëndësishme të jetës, ai nuk harron të përmendë si fillim vdekjen e të birit. Ditën kur djali i tij i vogël ra nga kati i 53 i një grataçiele, Eric Clapton e pa vdekjen tragjike të të birit me ftohtësinë e një inspektori policie. "Po ecja përgjatë ‘Park Avenue’ dhe mundohesha të bindja veten se gjithçka ishte në rregull, sikur të ishte e mundur që një gjë e tillë të mos kishte ndodhur kurrë", shkruan këngëtari i njohur në librin e tij të kujtimeve “Clapton. The Autobiography”.

“Kur mbërrita përballë grataçielës pashë një grumbull të madh njerëzish, policësh dhe një ambulancë. U tërhoqa pas, sepse nuk kisha guxim të shihja atë tmerr. Pasi isha qetësuar paksa vendosa të bëja përpara dhe me një zë të ngrirë u përgjigjesha pyetjeve të policëve”. Idhulli i botës së rokut, muzikanti 62-vjeçar, flet pa asnjë ndrojtje. Jeta e tij është një rrëfim melankolik, ku muzika, marrëdhëniet profesionale dhe ato personale janë bërë copë-copë nga marrëdhënia e sëmurë me drogën dhe alkoolin. Një lidhje e shuar njëzet vjet më parë, kur Clapton kuptoi se nuk do të mund të kishte një jetë të lehtë. Tashmë ai është maturuar dhe e sheh të kaluarën e tij në një këndvështrim tjetër. “Kur isha 14 vjeç mora për herë të parë në dorë kitarën, pa e ditur se një ditë do të bëhesha një mit”, tregon.

Ishte viti 1959 dhe Eric jetonte në Riplay në Surrey me gjyshërit dhe nuk mund ta imagjinonte se një ditë, ndërsa ecte në rrugët e Londrës, do të shihte një dedikim të shkruar për të. Momentin e parë të famës botërore ia detyroj goditjes me kokë të një fansi të fiksuar, që në vitin 1966 shkroi në stacionin e metrosë së Islingtonit në Londër me të madhe: “Clapton është Zoti”. Pas asaj të shkruare u panë të tjera gjithmonë në muret e metrosë londineze. “Kjo ngjarje përfundoi në gazetë, u transmetua në televizion dhe unë u bëra i famshëm jo prej meritave të mia muzikore”. Ai nuk mund të ëndërronte se muzika e tij do ta bënte po aq të njohur sa “Beatles”, e nuk mund ta dinte që në të ardhmen e tij mes një dedikimi dhe një të dehure do të takohej me femrat më të bukura në botë e do të kalonte me to aventura të paharrueshme njëra pas tjetrës mes dashurisë dhe tradhtisë. Lory del Santo ishte e para që u çmend pas Eric-ut. Kohë më pas ata do të humbnin edhe një fëmijë. U njohën në vitin 1985, kur muzikanti ishte në një turne në Itali. Eric i rrëfeu asaj se nuk kishte qenë kurrë me një femër italiane.

“Kishim planifikuar shumë koncerte në Milano dhe në një mbrëmje ai u shfaq nën shoqërinë e një gruaje. Ishte nga Verona dhe quhej Lory del Santo”, rrëfen autori që e përshkruan me tri fjalë personalitetin e saj: “E fuqishme, e çlirët dhe joshëse”. E më tej vazhdon: “Mes nesh lindi një dashuri e paimagjinueshme njësoj si ajo e dy personave që takohen për herë të parë me njëri-tjetrin”. Një tjetër grua ishte Pattie Boyd, ish-bashkëshortja e George Harrison, që ai ia rrëmbeu nga krahët kitaristit të “Beatles”. Ishte viti 1970 kur Clapton u njoh krejt rastësisht me Pattie në Londër. “Pas pak kohësh u takova në një festë me George dhe i tregova të vërtetën. Kam rënë në dashuri me gruan tuaj”, dhe pas bisedës që bëmë kuptova se ata ishin në prag të ndarjes. E kuptova që ishte shumë i vrarë, i lexohej në sy, por preferova të mos ta prekja më atë temë dhe u mundova ta kaloja me të qeshur. Mendoj se ai e dinte prej kohësh, pavarësisht se kishte preferuar të heshtte”. Për 20 vjet Harrisonin e shoqëroi ndjenja e hakmarrjes dhe momenti i shumëpritur u shfaq në vitin 1991.

Ish-pjesëtari i “Beatles” ishte në një turne në Japoni dhe në suitën e tij në hotel pati një histori treditore me Lory del Santo. Lory ishte ende e nevrikosur dhe dëshironte të hakmerrej për mënyrën se si e kishte trajtuar atë pas vdekjes së djalit. “Nuk ishte vetëm një histori seksi. Harrison ishte shumë i ëmbël, i kujdesshëm dhe i dashur”, ka thënë së fundmi Lory del Santo në një intervistë në një televizion amerikan. Në epokën e muzikës dixhitale të këngëve komerciale, të blerjeve të shpejta në internet, Clapton nuk do të duket si armik i progresit, alien i botës që ndryshon. “Gjithçka që po ndodh është e mrekullueshme, e adhuroj muzikën dixhitale, sepse para se të paguash për të shkarkuar një album, të lejojnë të dëgjosh 30 sekondat e çdo kënge. Kjo, në kohët e mia nuk ndodhte. E blije diskun dhe të pëlqenin apo jo këngët që ai kishte brenda ky ishte vetëm problemi yt. Me pak fjalë, asnjë nostalgji?

“Do të gënjeja hapur nëse do të thosha se nuk më mungon diçka. Po shpjegohem: në këtë pikë të jetës nuk ka gjëra që nuk mund t’ia lejoj vetes. Nëse dua një ‘Ferrari’ mund ta blej. Nëse është një kitarë që më pëlqen dhe dua ta blej, dal nga shtëpia dhe e blej. Të gjitha gjërat që kanë një çmim mund t’i blej pa problem. Por ka diçka që për fat të keq askush nuk mund të ma kthejë më: regjistruesi im i parë me kaseta, një ‘Grunding’ jeshil që ka kushtuar 10 sterlina. Ai mjet ka qenë porta ime e hyrjes në jetë. Atje kam regjistruar këngët e mia të para. Pikërisht mbi atë kanë rënë lotët e mi të parë. Ëndërroj ta kem në dorë qoftë edhe për pak sekonda”.

Publikuar: 07.11.2011 | 13:11
Lexuar: 508 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime